Llokuma të mbushur me djathë dhe ullinj

  1. I tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe jogurtin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier e ndrydhur vazhdimisht.  Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
  2. Më pas e marrim e shtrijmë në tavolinën e punës dhe e hollojmë me t’hollues. E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht.  E presim në copa.
  3. Në një enë shtypim pak djathë. Marrim ullinj të zinj, ua heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi.
  4. Mbi gjysmën e copave vëmë ngapak nga masa me djathë dhe ullinj. I mbulojmë me copat tjera pa masë me djathë.
  5. I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi. E fërgojmë në vaj të ngrohtë.
  6. Mund të shërbehen për mëngjes, drekë, darkë.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
22/09/2017
1 kg
miell
3
vezë
50 gr
sodë buke
50 gr
kripë
3 gota
jogurt
Djathë
Ullinj të zinj
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *