Kungulleshka të mbushura me perime

  1. Fillimisht ngrohni furrën në 180 gradë.
  2. Lani perimet. Merrni kungulleshkat dhe prisni kapakët e tyre. Merrni një lugë të mesme dhe largoni pjesën e brendshme të tyre me kujdes derisa të mbesin vetëm muret. Mos e hudhni brendinë e kungulleshkave por në vend të kësaj coptojeni dhe lini anash.
  3. Prisni domatet dhe patëllgjanin në kube. Qëroni dhe coptoni qepët. Vendosni këto perime bashkë me brendinë e kungulleshkave në një enë. Shtoni borzilogun e coptuar dhe thërrimet e bukës. Përzieni mirë e mirë.
  4. Shtoni tek ena vaj ulliri kripë dhe piper.
  5. Mbushni kungulleshkat e gërryera me mbushjen dhe pastaj mbuloni me kapakët.
  6. Rendisni kungulleshkat në një tepsi të thellë dhe pastaj derdhni mbi to kanaqen me domate të shtypura dhe vaj ulliri.
  7. Pjekni për 45 minuta në 180 gradë. Kur të jenë pjekur spërkatni me kaqkavall të grirë dhe pastaj lini anash. Ju bëftë mirë!
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
23/06/2017
6
kungulleshka të rrumbullakëta
2
qepë
1
patëllxhan i vogël
2
domate
1 lugë
thërrime buke
vaj ulliri
kripë
piper i zi
borzilog i freskët
1 kanaqe
domate të shtypura
kaqkavall i grirë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.