Kuleçë të ëmbël të mbushur me mollë

Për 20 copa

  1. Fillimisht i merrni mollat, i qëroni dhe i copëtoni.
  2. Për të përgatitur shërbetin merrni një tigan ku do të hidhni sheqerin dhe ujin. Vendoseni të vlojë në temperaturë mesatare për 3-4 minuta. Më pas përzieni me lëng limoni, dhe pasi të vlojë, ndaleni temperaturën dhe lëreni shërbetin të ftohet.
  3. Vendosni në një tigan apo tenxhere mollat, dhe sheqerin për tu përgatitur mbushja. Vendoseni për tu përgatitur në temperaturë mesatare derisa masa të trashet, e më pas shtoni arrat dhe kanellën, pastaj lëreni të ftohet.
  4. Në një enë të madhe përzieni sheqerin, gjalpën/margarinë e shkrirë, vezët dhe jogurtin. Shtoni ngadalë miellin, pluhurin për pjekje dhe vanillën pastaj rraheni brumin derisa brumi të jetë i butë dhe jo i ngjitshëm si brumi i biskotave.
  5. Mbulojeni brumin dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Merrni brumin dhe formoni toptha sa të madhësisë së arrës pastaj rrafshoni me ndonjë rolle. Vendosni ½-1 lugë të mbushjes në mes, mbështjelleni dhe jepni formë topi.
  6. Lyejeni një enë me pak vaj dhe aty vendsoni topat e përgatitur. Veproni kështu me të gjithë masën e brumit pastaj vendosni për tu pjekur ën furrë në temperaturë 190 gradë C derisa të marrin pak ngjyrë.
  7. Më pas hidheni përmbi to shurupin e ftohur. Pasi të keni mbaruar me këtë, zhysni topat tërësisht në kokos e më pas vendosni në një pjatë shërbimi. Mund t’i ruani në frigorifer. Ju bëfshin mirë!
Tags:ëmbëlKuleçëMolle
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
21/04/2017
2
vezë
250 gr
gjalpë/margarinë
2 lugë gjelle
jogurt
5 gota
miell universal
½ gotë
sheqer
1 lugë çaji
pluhur për pjekje
2 lugë çaji
vanillë
½ gotë
kokos
3-4
molla
¼ gotë
sheqer
½ gotë
arra të grimcuara (opsionale)
1 lugë gjelle
kanellë
1 ½ gotë
ujë
1 ½ - 2 gota
sheqer
1 lugë çaji
lëng limoni
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *