Kifle të lidhura nyje me hudhër dhe kaçkavall

Kifle të lidhura nyje me hudhër dhe kaçkavall
  1. Recetën për brumin gjeni këtu.
  2. Së pari ngroheni furrën në temperaturë 200 gradë C pastaj merrni brumin dhe ndajeni në kuleçë të vegjël.
  3. Zgjatni kuleçët deri në 30 cm pastaj lidhni dhe formoni nyje. Pasi t’i keni formuar, vendosni në një fletë për pjekje.
  4. Në një enë të vogël kombinoni së bashku gjalpën e shkrirë, kaçkavallin, pluhurin e hudhrës, origanon e thatë, majdanozin dhe kripë.
  5. Lyeni kiflet me gjysmën e masës së gjalpës. Pjekni për 8-10 minuta, ose derisa të theket, pastaj si të ngrohta lyeni me gjalpën e mbetur. Ju bëfshin mirë!

Postuar nga
Admin
Postuar me
03/04/2017
Brumë
3
Lugë gjelle gjalpë e shkrirë
2
Lugë gjelle kaçkavall i grirë
½
Lugë çaji pluhur hudhre,
½
Origano e thatë
½
Gjethe majdanozi
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *