Kifle me virshlle

- Përzieni në një enë sheqerin me aditiv. Shtoni ujin e ngrohtë dhe përzieni derisa sheqeri të tretet. Lëreni aditivin deri në 10 minuta pastaj në një enë tjetër përzieni me mikser miellin dhe kripën.
- Më pas përzieni gjalpën me miell në shpejtësi të ultë derisa masa të fillojë t’i ngjajë thërrimave të trasha. Hidheni ngadalë masën e aditivit dhe miellit dhe shtoni mustardën derisa jeni duke e përzier ngadalë derisa të kombinohen.
- Mblidheni brumin me duart tuaja, më pas kthejeni atë në një sipërfaqe të bërë me miell dhe gatuajeni derisa të mos jetë më i ngjitshëm, për disa minuta.
- Vendoseni brumin në një enë të vogël dhe mbulojeni me ndonjë mbështjellëse plastike. Lëreni brumin në një vend të ngrohtë ashtu që madhësia e tij të rritet, për 1 orë.
- Shtrojeni një letër për pjekje në një tepsi. Rrafshojeni brumin në një tavolinë buke dhe ndajeni në 9 pjesë të barabarta.
- Rrotulloni dhe zgjatni paksa brumin ashtu që të jetë i gjerë deri në 60 cm, pastaj mbështjelleni me brumë secilën virshlle. Pasi t’i keni mbaruar të gjitha kiflet, vendosni në fletën për pjekje dhe lërini të pushojnë për 20 minuta.
- Ngroheni furrën në temperaturë 230 gradë C.
- Mbushni një tenxhere të madhe e të thellë dhe vendoseni për tu vluar dhe shtoni sodë buke, më pas përzieni mirë. Zieni kiflet për disa sekonda derisa të fryhen.
- Me anë të një luge merrni nga tenxherja dhe zhvendosni në fletën për pjekje. Lyeni më pas me gjalpë dhe spërkatni me kripë të trashë.
- Pjekni derisa të theken për 13-15 minuta.
Postuar nga |
Admin |
Postuar me |
07/04/2017 |
1 |
Pako e vogël aditiv |
2 |
Lugë çaji sheqer |
1 |
Gotë ujë i ngrohtë |
3 |
Gota miell universal |
2 |
Lugë gjelle gjalpë e pakriposur |
2 |
Lugë çaji mustardë |
9 |
Virshlle |
3 |
Lugë gjelle sodë buke |
1 |
Tigan i thellë dhe i gjerë i mbushur 2/3 me ujë |
2 Lugë gjelle gjalpë e pakriposur i shkrirë, kripë e trashë |
Shto tek të pëlqyra
(0)
Shto tek të pëlqyra
Printo recetën

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.