Kifle me spinaq

- Në një enë të thellë përzieni ujin e ngrohtë me aditiv. Lini të rrijë për rreth 5 minuta. Shtoni miellin, sheqerin, vajin dhe kripën. Përzieni pakëz me lugë e pastaj me duar derisa të formohet një top brumi.
- Ngjesheni me duar për rreth 5 minuta. Nëse brumi është shumë i lagësht shtoni pakëz miell. Jepjani formën e një topi dhe vendoseni në një enë të thellë të lyer paraprakisht me vaj ulliri. Mbulojeni me një pecetë dhe lijeni të rrijë rreth 1 orë.
- Në ndërkohë përgatisni mbushjen. Rrahni në një enë të thellë kremën e djathit, spinaqin, hudhrën, dhe kripën. Mbulojeni dhe lijeni në frigorifer deri kur ta përdorni.
- Ngrohni furrën në 200 gradë celsius dhe merrni një tepsi të madhe. Mbulojeni me letër për pjekje.
- Kur brumi të jetë rritur merreni dhe vendoseni në një hapsirë të mbuluar me miell. Ndajeni topin e miellit në 8 pjesë të barabarta.Secilën pjesë shtrijeni me duar ose me një tëhollues.
- Në secilën petë të formuar vendosni ngapak nga mbushja. Pastaj palosni petën për të fituar një gjysmërrethi. Shtypeni me priun për t’i mbyllur anët.
- Vendoni kiflet në tepsi. Tundeni vezën me një lugë qumësht dhe lyeni kiflet me të.
- Pjekni për rreth 25 minuta. Shërbeni të ngrohta.
Postuar nga |
Shkurta |
Postuar me |
10/05/2017 |
1 pako e vogël |
aditiv |
1 1/3 e gotës |
ujë i ngrohtë |
1.5 gota |
miell |
1 lugë e madhe |
sheqer |
2 lugë të mëdha |
vaj ulliri |
2/3 lugës së vogël |
kripë |
1 |
vezë e madhe |
1 lugë e madhe |
qumësht |
500 gramë |
krem djathi |
350 gramë |
spinaq |
3 |
thelpinj hudhër të grimcuar |
1/4 e lugës së vogël |
kripë |
2 gota |
mozarella e grimcuar |
Shto tek të pëlqyra
(0)
Shto tek të pëlqyra
Printo recetën

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.