Kek me banane dhe karamel

  1. Fillimisht lëshoni furrën që të ngrohet në 180 gradë celsius.
  2. Merrni një tepsi rrethore dhe lyjeni me gjalpë.
  3. Në një enë të thellë përzieni me mikser gjalpin e zbutur, sheqerin dhe vanillën në shpejtësi mesatare derisa të fitoni një masë kremoze (rreth tetë minuta).
  4. Shtoni një vezë tek masa dhe përzijeni me mikser edhe për një minutë më tepër. Veproni njësoj edhe me vezët e mbetura.
  5. Shtoni kremën e thartë dhe përzieni mirë.
  6. Në fund shtoni miellin dhe rraheni masën në shpejtësi të ulët. Shtoni bananet dhe përzieni derisa të kombinohet me një lugë.
  7. Derdhni masën në tepsi, rrafshojeni, dhe futeni për tu pjekur për rreth 55-60 minuta.
  8. Derisa torta të pjeket, në ndërkohë gatuani karramelin.
  9. Shkrini sheqerin në një tenxhere me ujë, mbi zjarr meatarisht të lartë. Përzijeni herë pas here. Dalë ngadalë sheqeri do marrë një ngjyrë të kaftë derisa sheqeri të karamelizohet. Kjo do të marrë rreth 12-18 minuta.
  10. Shtoni gjalpin e coptuar dhe vazhdoni të përzieni në temperaturë të ulët.
  11. Shërbejeni tortën të ngrohtë me karamel sipër. Ju bëftë mirë!
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
27/07/2017
185 g
gjalpë e zbutur
245 g
sheqer
1 lugë
ekstrakt vanille
3
vezë të mëdha
150 g
krem i tharbët ëmbëlsirash
225 g
miell
3
banane të shtypura
225 g
sheqer
62 g
ujë
250 g
kremë ëmbëlsirash
100 g
gjalpë e coptuar
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *