Karrota të marinuara në mënyrë spanjolle

Karrota të marinuara spanjolle
  1. Së pari merrni karrotat dhe qëroni, pastaj edhe thelpinjtë e hudhrës. Më pas copëtoni majdanozin e freksët.
  2. Mbusheni një tenxhere me ujë të kripur dhe vendoseni për të vluar. Shtoni karrotat dhe gatuani derisa të zbuten. Largoni ujin, pastaj mbusheni tenxheren me ujë të ftohtë.
  3. Sapo të ftohen karrotat prisni në rrathë të vegjël pastaj vendosni në një kavanoz të madh.
  4. Në një shtypës shtoni hudhrat dhe shtypni me origanon, farat e qimnonit, dhe piperin për të formuar salcë. Nëse shtypësi nuk është në dispozicion, hudhrat së pari mund të grimcohen pastaj të përzihen me erëzat.
  5. Shtoni masën në kavanozat e karrotave. Hidhni uthull dhe ujë. Kombinoni erëzat dhe karrotat duke i përzier.
  6. Nëse karrota nuk janë të mbuluara me lëng, shtoni edhe pak masë të përzier nga uthulla dhe uji për t’i mbuluar.
  7. Mbuloni dhe fusni në frigorifer për tu ftohur për 4 orë.
  8. Shërbimi: Largoni karrotat me një lugë të ngërthyer dhe organizoni në pjata të vogla shërbimi. Kriposni me kripë, vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të copëtuar.

Postuar nga
Admin
Postuar me
24/03/2017
500 gr
Karrota të mëdha (rreth 6-7)
2
Thelpinj hudhre
1
Lugë gjelle oregano e thatë
2
Lugë çaji fara qimnoni
1
Lugë çaji piper i ëmbël
½
Gotë uthull
½
Gotë ujë
Kripë e trashë
Vaj ulliri
Majdanoz i freskët
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *