Kafshata makaronash me tri lloje të djathit

 

  1. Fillimisht ngroheni furrën në temperaturë 220 gradë C pastaj lyeni më pak vaj 2 tepsi të mini-mafinsave.
  2. Mbushni një tenxhere të madhe me ujë te kripur dhe vendoseni për të vluar dhe zieni derisa makaronat të zbuten.
  3. Ndërkohë, shkrijeni gjalpën në temperaturë mesatare në një tigan. Sapo të shkrihet gjalpa, përzieni me miell dhe gatuani derisa të theket, rreth 2 minuta. Derisa jeni duke përzier, hidheni ngadalë qumështin. Përizeni shpesh derisa të trashet, rreth 5 minuta.
  4. Shtoni djathin çedër dhe kaçkavallin, dhe përzieni derisa të zbuten dhe të shkrihen mes shtimeve.
  5. Largojeni nga zjarri dhe përzieni me të verdhat e vezëve.
  6. Përzieni me makaronat e thata dhe kriposni me kripë e piper.
  7. Mbushni kupat e mafinsave deri në ¾ e madhësisë së hapësirës, ndërsa në një enë tjetër përzieni llojin tjetër të djathit të mbetur me thërrimat e bukës pastaj spërkatni mbi makaronat në kupat e mafinsave.
  8. Pjekni derisa sipërfaqja e tyre të theket rreth 12 minuta, më pas rrotulloni dhe lërini të pjeken ende.
  9. Lërini të ftohen 5 minuta para se t’i largoni nga tigani me një lugë të vogël. Zbukuroni me majdanozin e copëtuar pastaj shërbeni.

Postuar nga
Admin
Postuar me
04/04/2017
225 gr
Makarona të thata
1 ½
Lugë gjelle gjalpë e pakripour
2
Lugë gjelle miell
1
Gotë qumësht
115 gr
Djath i grimuar çedre
115 gr
Kaçkavall
2
Të verdha vezësh
Kripë dhe piper për shije
¼
Gotë djath parmigiano-reggiano
¼
Gotë thërrima buke
Majdanoz i copëtuar për zbukurim
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *