Gnocchi me patate

Mbushni një tenxhere me ujë mbi zjarr dhe lejoni të vlojë. Qëroni dhe lani patatet.

Kur uji të ketë vluar shtoni patatet tek tenxherja dhe lini të zihen rreth 30 minuta,

Derisa të jenë ende të nxehta grini ato në rende ose coptoni me thikë imët.

Vendosni patatet në një enë të madhe dhe theni vezën mbi to. Shtoni miellin dhe kripën. Përzieni me duar derisa të fitoni një top mielli.

Ndajeni topin në katër pjesë dhe formoni shkopinj të nga ta. Pastaj prisni shkopinjtë në copa.

Merrni një tenxhere dhe mbusheni me ujë. Lejoni të fillojë të vlojë. Derisa vlon zini secilën nga gnocchitë nga 2 minuta. Mos zini më shumë se nga 4 copa përnjëherësh në tenxhere.

Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
12/06/2017
1.5 kg
patate
2 gota
miell
1
vezë
2 lugë të vogla
kripë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.