Gjyveç Italian me mish

Prisni copat e mishit të drerit në kube  1 centimetërshe. Vendosni mishin në qese të cilat mbyllen.

Në një gotë të madhe  për matje përgatitni marinadën duke përzier 2 gotat e verës së kuqe, hudhrën e grier dhe biberin së bashku, shtoni copëzat e mishit dhe mbylleni qesën.

Vendosni qesen në një enë, e cila duhët të mbetet për 24 orë në frigorifer.

Largoni mishin dhe ruajeni marinadën. Në një tenxhere të madhe fërgoni dy lugë të mëdha të vajit të ullirit dhe shtoni copëzat e proshutës në temperaturë të lartë, shtoni mishin dhë fërgojeni mirë në cdo anë deri sa copëzat fillojnë të marrin një ngjyrë kafe.

Largojeni mishin dhe lejoni të rrijë në një vend.

Shtoni dy  lugë të vogla të gjalpit në tenxhere dhe zvogëloni temperaturën. Shtoni edhe qepët, karrotat, rrënjën e celerit, farat e piperit të kuq, piperin dhe kripën. Përzieni të gjitha së bashku dhe zieni 10 deri në 15 minuta.

Shtoni në tenxhere pjesën e mbetur të marinadës, fërgoni të gjitha së bashku dhe shtoni sosin Italian.

Ktheni mishin në tenxhere dhe ngritni temperaturën derisa të vlojë. Përzieni kohë pas kohe.

Zieni përafërsisht për dy orë ose edhe më shumë. Zierja më e gjatë në temperaturë të ulët krijon një shije më intensive.

Pasi të keni mbaruar zierjen mund ta përfundoni përmbi me gjethe të majdanozit dhe të servoni përmbi polenta.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
22/09/2017
1.3 kg
mish
2 gota
verë e kuqe
3
copa të grira hudhër
2 lugë të mesme
piper i zi
30gr
copa të prera të proshutës
2
qepë të prera në copa të mëdha
2
karrota të prera në gjysma
Copa të mëdha të rrënjës së celerit
4 lugë
hudhër e grirë
1/2 luge të vogël
fara të piperit të kuq
1/2 gote
kërpudha të thara
2 lugë të mëdha
vaj ulliri ekstra virgjin
2 lugë të mëdha
gjalpë
Kripë dhe piper
majdanoz
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.