Fasule në mënyrën turke

Lëreni fasulen në ujë gjatë natës. Zieni derisa të zbutet, por që të mos zihet tërësisht.

Lëreni të vlojë në zjarr të vogël derisa t’i përgatisni përbërësit e tjerë.

Qepën pastrojeni, priteni në kube, fërgojeni pak në tigan dhe shtoni mishin e prerë në kube.

Fërgojeni në zjarr të vogël, pastaj shtoni purenë e domates dhe qitni në fasule.

Shtoni edhe pak ujë, sipas nevojës, si edhe erëzat sipas dëshirës. Mund t’i shtoni majdanoz sipas dëshirës.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
10/07/2017
400 g
fasule
200 g
mish
1-2
qepë
1
spec i gjelbër
2 lugë
pure domatesh
Vaj
Kripë
Piper
Spec i bluar i kuq
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *