Ëmbëlsirë Fllani

  1. Lëshojmë furrën të nxehet në 150C.
  2. Vendosim tiganin që të nxehet.
  3. Në tigan shtojmë  ½ got sheqer, ¼ gotë ujë dhe lëngun e limont por nuk i përziejmë.
  4. Pas 5 minutave salca e karamelit do të jetë e gatshme dhe të jetë ngjyrë portokalli e djegur. Mos e lini më shumë në zjarr pasi do të marrë shije të idhët.
  5. Salcën e karamelit e ndajmë në 4 tepsi të ëmbëlsirave.
  6. Pasi që thyejm vezët i vendosim në një enë të thellë dhe i rrahim.
  7. Vendosim ngadalë edhe ½ gotë sheqer dhe pa ndaluar i përziejmë.
  8. Në një enë tjetër përziejmë ekstraktin e vanilles me 1 ¾ gotë qumësht dhe i përziejmë.
  9. Pastaj i vendosim në enën me vezë dhe të gjitha së bashku i përziejmë.
  10. Duke përdorur  një sitë e filtrojmë përzierjen që të largojmë vezët e tepërta.
  11.  Shpërndajmë përzierjen e vezëve dhe qumështit në tepsiët e ëmbëlsirave.
  12. Tepsitë i vendosim brenda një tave me thellsi së paku 6cm.
  13. Në pjesët e mbetura bosh të tavës vendosim ujë.
  14. E vendosim tavën në furrë per 45 minuta.
  15. Pas 45 minutash nxjerrim tavën nga furra dhe nga tava nxjerrim tepsitë e ëmbëlsirav dhe i lëjmë të ftohen për rreth 45 minuta
  16. Pasi i mbështjellim me llastëk kuzhine i vendosim tepsitë në frigorifer për 4 deri 6 orë.
  17. Duke përdorur thikë e ndajm anash ëmbëlsirën nga tepsia.
  18. Sipër tepsisë vendosim një piatë dhe e rrotullojmë së bashku me tepsi
  19. Largojmë tepsinë. Sipër vendosim shllag ëmbëlsirash. Ju bëftë mirë!
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
09/08/2017
1 ¾
qumësht
1 gotë
sheqer
4
vezë
½
limon
1 lugë çaji
ekstrakt vanille
½ gotë
ujë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.