Cheesecake me Espresso dhe Oreo

Përbërësit:

Shtresa e parë

  • 18 biskota oreo
  • 4 lugë të mëdha gjalpë e shkrirë
  • 1 lugë e vogël kafe instant espreso

Shtresa e dytë:

  • 450 gr krem ëmbëlsirash
  • 1.3 e gotës sheqer i bardhë
  • 1 lugë e madhe kafe instant espreso
  • 1/4 e gotës kokos
  • 150 gr shllag i trashë

Shtresa e fundit:

  • 500 gr djath maskarpone
  • 1/3 e gotës sheqer i bardhë
  • 150 gr shllag i trashë

 

Përgatitja:

  1. Merrni një tepsi dhe spërkateni me vaj. Lëreni anash.
  2. Shtypni biskotat oreo dhe pastaj derdhni në një enë të thellë. Shtoni espreson dhe gjalpin e shkrirë. Përzijeni mirë.
  3. Këtë masë shpërndajeni mirë në tepsinë e përgatitur dhe shtypeni me duar.
  4. Përgatisni shtresën e dytë. Merrni një enë të thellë dhe tundni me mikser kremin e kuzhinës në shpejtësi të mesme.
  5. Shtoni sheqerin dhe përzieni sërish. Shtoni kokosin edhe vazhdoni të rrahni masën.
  6. Në fund shtoni edhe shllagun e trashë. Përzieni edhe pakëz dhe më pas këtë masë derdheni në tepsinë e ëmbëlsirës. Shpërndajeni mirë mbi shtresën e parë.
  7. Për shtresën e tretë rrahni kremin maskarpone fort me mikser. Pastaj ulni shpejtësinë dhe shtoni sheqerin ngadalë teksa përzieni.
  8. Shtoni edhe shllagun e trashë dhe përzieni tërë msaën derisa të bëhet e njejtë. Shpërndajeni këtë masë mbi ëmbëlsirën. Zbukurojeni sipas dëshirës.
  9. Futeni në frigorifer dhe lejoni që të rrijë për 6 orë, në mënyrë që të bëhet e qëndrueshme.
  10. Ju bëftë mirë!
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
24/10/2017
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *