Bukë indiane Naan

Në qumësht të ngrohtë hidhet tharmi dhe përzihet dhe lihen të qëndrojnë ashtu për 10 minuta. Shtohet sheqeri, kripa, veza, vaji dhe mielli.

Që të jetë brumi i butë, shtohet edhe pak ujë nëse është e nevojshme. Ngjeshet brumi me duar derisa të jetë i butë. Lihet të qëndroj në diell apo në vend të ngrohtë për 2-3 orë.

Përpunohet brumi për 1 minutë dhe ndahet në 5 pjesë, mbështillet brumi dhe qëndron sërish për 1 orë në vend të ngrohtë.

Në sipërfaqe të përmillur hapen petët në formë ovale dhe secila lyhet me gjalpë, hudhër dhe majdanoz. Pjeken në temperaturë 250 gradë nga të dy anët derisa të marrin ngjyrë të artë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
19/08/2018
1 1/2 gotë
miell
1/4 gotë
miell ekstra
1 1/2
paketimit tharmë
1 lugë çaji
sheqer
1
vezë
3/4 e gotës
qumësht
2 lugë
vaj
kripë
1 lugë çaji
hudhër e shtypur
1 lugë
majdanoz të coptuar
gjalpë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.