Bukë e dredhur

  • Për përgatitjen e brumit përzieni në një enë të thellë miellin, aditivin, kripën, vezën, qumështin, ujin dhe vajin e ullirit. Përzieni fort fillimisht me lugë pastaj me duar, apo me mikser.
  • Spërkatni një enë tjetër me pakëz vaj dhe vendoseni brumin në të. Lejoni të rrijë për rreth 45-60 minuta derisa të jetë dyfishuar.
  • Në ndërkohë ndërkohë në një enë përzini kaqkavallin e grirë me vajin e ullirit, hudhrën dhe majdanozin.
  • Shtrini brumin në tavolinën e punës dhe jepni një formë drejtkëndëshi.
  • Gjysmën e petës spërkateni për së gjati me masën me kaqkavall dhe paloseni mbi te pjesën e palyer.
  • Me një thikë prejeni në mes për së gjati dhe sërish njërën pjesë lyjeni me masën. Vendoseni pjesën tjetër mbi dhe lyjeni me masën sërish.
  • Rrotullojeni dhe jepni formën ‘S’. Lyjeni mbi me masën e mbetur.
  • Pjekeni bukën në furrën e ngrohur 180 gradë për 35-40 minuta. Më pas mbulojeni me folje alumini dhe pjekeni edhe 20 minuta të tjerë.
  • Lejoni të ftohet paksa para se ta servoni.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
11/05/2017
3 gota
miell
2 lugë të vogla
aditiv
1 1/4 e lugë së vogël
kripë
1
vezë
1/2 e gotë
qumësht i ngrohtë
1/3 e gotës
ujë i ngrohtë
3 lugë të mëdha
vaj ulliri
3/4 e gotës
kaqkavall i grirë
1/3 e gotës
vaj ulliri i marinuar me erëza
3 deri 6
thelpinj hudhre të grimcuar
1/3 e gotë
majdanoz i coptuar (apo ndonjë barishte tjetër)
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.