Bombica të thjeshta

Së pari 700 gr biskota i vëmë në një enë të thellë. Në të vendosim 5 lugë kakao dhe 5 lugë sheqer, i përziejmë.

Pastaj margarinën e shkriejmë së bashku me 500 gr qumësht, dhe këtë masë e vendosim mbi biskotat e bluara. I përziejmë deri sa masa të bashkohet.

Pastaj i marrim biskotat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët, i lyejmë me kokos të gjitha me radhë.

Gjithashtu, ju mund t’i futni topthat në çokollatë të zezë të shkrirë apo në nutella dhe t’i kriposni me lajthia të bluara apo arra.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
10/07/2017
700 gr
biskota të bluara
500 gr
qumësht
250 gr
margarinë
5 lugë të mëdha
kakao
500 gr
kokos
5 lugë të mëdha
sheqer
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *