Biskota çokollate me mbushje

  1. Së pari ngrohni furrën në temperaturë 190 gradë C.
  2. Merrni dy tepsia për pjekje dhe shtroni letër pergamene. Vendosni enët për tu ngrohur në furrë para se ta bëni brumin.
  3. Për të bërë biskotat, sitni së bashku në një enë miellin, sheqerin, kakaon, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën.
  4. Pastaj hidheni në një përpunues ushqimesh bashkë me gjalpën dhe përzieni me një shpejtësi mesatare për ta prerë ashtu që copat të jenë mezi të dukshme.
  5. Rrahni në një enë vezën, qumështin, kremën dhe vanillën, të gjitha së bashku.
  6. Pasi ta mbaroni këtë të fundit, bashkojeni me masën e miellit dhe përzieni me shpejtësi të ultë, duke e rritur vazhdimisht shpejtësinë deri në një mesatare, rreth 2 minuta, derisa brumi të fitojë strukturën e vet.
  7. Me një lugë merrni 16 porcione nga brumi dhe vendosni në enën e përgatitur për pjekje, duke lënë hapësirë të vogël midis tyre. Pjekni për 15 minuta derisa sipërfaqja të marrë një shtypje të lehtë.
  8. Lërini të ftohen ashtu para se t’i mbushni.
  9. Për të bërë mbushjen: në fillim rrahni gjalpën për të zbutur, pasta shtojani për rrahje edhe gjalpën e kikirikut.
  10. Përizeni me vanillë pastaj rraheni edhe me 1 gotë të mbetur nga sheqeri i ngrirë. Mbushni një qese ëmbëlsirash me mbushje, me grykë në formë ylli, më pas hidhni mbushjen mbi biskotë, pastaj vendosjani edhe pjesën e sipërme të biskotës, duke e shtypur lehtë.
  11. Përsërisni këtë me biskotat e mbetura. Mund t’i vendosni në një pjatë dhe t’i mbështjellni me një mbështjellëse plastike për ta ruajtur, deri në 3 ditë.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
10/05/2017
1 ¾ gotë
miell
1 gotë
sheqer
¾ gotë
kakao
½ lugë çaji
pluhur për pjekje
½ lugë çaji
sodë buke
½ lugë çaji
kripë
½ lugë çaji
copa të gjalpës
1
vezë e madhe
¾ gotë
qumësht në temperaturë dhome
½ gotë
kremë e trashë
2 lugë çaji
ekstrakt vanille
1 gotë
gjalpë e pakriposur në temperaturë dhome
1 gotë
gjalpë kikiriku e zbutur dhe e shtypur
2 gota
sheqer i ngrirë, i situr
1 lugë çaji
ekstrakt vanille
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.