Qahi

Përgatitja:
Në një enë të thellë përziejmë ujin, kripën, majën e bukës dhe miellin. E mbulojmë enën me një peshkir dhe e lëmë të pushojë në një vend të ngrohtë për 1 orë.
Pas një ore, brumin e ardhur e ndajmë në 15 kuleqë të madhësisë së njejtë të cilët i shtriejmë dhe i palosim në tri vende nga pesë një mbi një duke e lyer secilin me gjalpë të shkrirë. Në tepsinë e lyer me gjalpë i shtriejmë pesë petët e para dhe hedhim gjizë mbi. Mbi gjizë shtriejmë pesë petët e tjera dhe e hedhim mbi gjizën e mbetur. I shtriejmë pesë petët e mbetura dhe e presim qahinë në pjesë sipas dëshire.
E mbulojmë tepsinë me peshkir dhe e lëmë qahinë të pushojë për 20 minuta. E lyejmë me të kuqen e vezës, i hedhim fara te zeza dhe susam.
Qahinë e pjekim afër 40 minuta në temperaturë 220 gradë
Postuar nga |
Admin |
Postuar me |
16/02/2017 |
2 |
Gota qumësht |
2 |
Gota ujë |
2 |
Lugë të vogla kripë |
2 |
Lugë maj buke |
200 |
Gram gjalpë i shkrirë |
300 |
Gram gjizë |
Miell |
|
Susam |
|
1 |
Fara të zeza |
1 |
E verdhë veze |


Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.