Kifle me djath ose mermeladë

 

Merrni një enë dhe kombinoni qumështin e ngrohtë me aditivin, sheqerin dhe 3 lugë miell pastaj përzieni mirë. Lëreni masën anash dhe lejoni të vijë për një kohë. Në një enë të thellë hidhni miellin, kripn, vajin, 1 vezë dhe përzieni mirë. Sapo t’i përzieni shtoni masën e aditivit në masën e miellit pastaj përzieni mirë.

Mbulojeni brumin dhe lejoni të rritet përafërsisht 30-40 minuta ose derisa të dyfishohet. Sapo të rritet brumi pregatitni enën për pjekje duke e lyer atë me gjalpë apo vendosni një letër pergamene. Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën për lyerjen e kifleve.

Ndajeni brumin sapo të rritet në 6 pjesë të barabarta dhe formoni tope. Lërini topat e brumit anash dhe lërini të vijnë edhe për një herë tjetër në temperaturë dhome. Sapo të vijë brumi ndani 2 të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe vendosni në enë të veçuara.

Në një enë të mesme përzieni të bardhat e vezëve derisa të shkumojnë dhe spërkatni me djathin feta në sipërfaqe. Bluani mirë. Në një enë tjetër përzieni të verdhat e vezëve me pak gjalpë të shkrirë për t’i përdorur më vonë për lyerjen e kifleve para se t’i pjekni. Pastaj shtrini topat e brumit në rrathë me diametër rreth 30 cm.

Prisni kiflet në mes me një thikë duke i dhënë formë gjysmë-hëne, pastaj në kuarte, dhe në fund formoni trekëndësha. Vendosni djathin ose xhemin në mes të secilës kifle. Nëse është e nevojshme përkulni trkëndëshat apo shtrydhni ashtu që mbushja të mos rrjedhë.

Vendosni kiflet në një enë për pjekje. Para se t’i fusni për pjekje, lyeni kiflet me masën e të verdhës së vezës. Pastaj shtoni pak gjalpë të shkrirë mbi secilën kifle.

Spërkatni ato me pak susam. Pjekni për 20 minuta në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturë 200 gradë C. Shërbejini të ngrohta ose të ftohta një gotë me çaj ose

Postuar nga
Admin
Postuar me
16/02/2017
2
Gota (1/2 l) qumësht të vakët
1 kg
Miell të bardhë
2
Lugë gjelle sheqer
50 gr
Aditiv
¾
Gotë (200 ml) qumësht
2
Lugë çaji kripë
1
Gotë (0.5 kg) djath I thërrmuar feta ose I gotë mermeladë, sipas preferences
1
Vezë për brum
2
Të bardha vezësh për masën e djathit feta
2
Të verdha vezësh për t’I lyer kiflet
Pak gjalpë e pakriposur e shkrirë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.