Shëroni plagët që lënë aknet prapa, me metoda natyrale

E kush nga ne nuk ka pasur akne të paktën në një periudhë të jetës?! Aknet jo vetëm që janë të mundimshme vetë, por ajo që është edhe më e keqe është se ato lënë plagë prapa vetes kur zhduken.

Plagët në fytyrë nga aknet janë rezultat i zbraztirave që formohen nën lëkurë ose kur kolagjeni nën sipërfaqen e lëkurës dëmtohet për shkak të inflamacionit. Ju mund të provoni që të parandaloni rritjen e akneve , por nuk ka asnjë ilaç magjik që i bën të zhduken ato brenda një dite. Megjithatë janë disa gjëra në shtëpi që me siguri mund të ndihmojnë në përshpejtimin e këtij procesi. Këto mjete mund të përdoren për të gjitha llojet e lëkurës.

 

  1. Lëng limoni punon mirë për të hequr aknet e puçrrave në fytyrë shpejtë. Shtoni disa pika në pak mjaltë dhe aplikoni në zonat e prekura. Kjo gjithashtu ndihmon që të ndriçohet toni i lëkurës, pasi limoni njihet si një zbardhues natyror.
  2. Vitamina E ose kapsulat ndihmojnë gjithashtu për të shëruar plagët. Megjithatë, që të jeni i sigurt bëni një test për të kontrolluar për ndonjë reaksion alergjik të mundshëm.
  3. Masazhoni lëkurën tuaj rregullisht me gjizë që të ndriçohen plagët dhe të merrni lëkurë të butë. Acidi laktik në gjizë është më i butë për lëkurën se sa acidi i limonit.
  4. Lëvorja e portokallit është e pasur me Retinol e cila ndihmon në përtëritjen e lëkurës. Përzijeni lëvozhgën e limonit me qumësht pluhur për lëkurë të thatë ose ujë trëndafili për lëkurë me vaj.
  5. Besan (gram miell) dhe ujë trëndafili ndihmon për të hequr plagët dhe shndrit lëkurën.
  6. Uji i kokosit nuk është e mirë vetëm për tu pirë, por edhe për të shëruar plagët e akneve në fytyrë nëse aplikohet në zonat e prekura.
  7. Përzieni lëngun e domateve me kastravec dhe aplikojeni atë në lëkurën tuaj për 30 minuta. Kjo ndihmon për të forcuar kontrollin e lëkurës dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.