Efektet anësore nga humbja e shpejtë e peshës

Humbja e peshës është bërë një obsesion i stilit të jetës moderne, me flakjen e yndyrave, palestër, joga dhe një mori metodash tjera. Humbja ektra e peshës në një mënyrë të shpejtë ju bën të ndiheni mirë, megjithatë ju duhet të mendoni rezultatin e humbjes aq të shpejtë të peshës. Ju duhet të kuptoni se shëndeti juaj është në rrezik të madh kur ju jeni duke  humbur peshë në mënyrë të shpejtë.

Humbja e muskujve: Duke humbur aq shumë peshë në mënyrë të shpejtë në fakt mund të çojë që ju të humbni ujin dhe indet e ligamenteve.

Gurët në veshka: Për shumicën e njerëzve të trashë formimi i gurëvenë veshka është i zakonshëm. Ndërsa është e vërtetë që me humbjen e peshës  ju e ndihmoni veten për të ulur rrezikun e zhvillimit të gurëve të veshkave, ju duhet të mbani në mend se duke humbur peshë shumë shpejt ju në fakt mund të rrisni rrezikun.

Mungesa e energjisë: Për shkak të humbjes së peshës në mënyrë të shpejtë dieta juaj bën përplasje me konsumin e kalorive e cila die në mënyrë drastike, për këtë shkak ju ndiheni i lodhur dhe i dobët, i ngadalshëm si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Stop dietave të rrezikshme, pasi ajo nuk është e mirë për ju përveq që ka një efekt negativ në shëndetin tuaj, mos ngrënia e ushqimit nuk është rruga e drejtë, ju duhet të hani gjërat e duhura, të shmangni ushqimet yndyrore.

Efektet e tjera:  Mund të ketë efekte të tjera anësore për ju një humbje e shpejtë e peshës:

– humbja e flokëve

-varjen e lëkurës etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *