Arsyet pse nuk humbisni peshë edhepse mbani dietë

Arsyet pse nuk humbisni peshë edhepse mbani dietë

 

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa mbajtja e pasuksesshme e dietave të llojllojshme. Mundoheni, hiqni dorë nga shumëçka, vuani, kurse treguesi i peshores nuk luan se nuk luan, mbetet aty ku ishte edhe para dietës. Pse? Ngase ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në mbipeshë, e që kurrë nuk iu kanë shkuar ndërmend.

 

  1. Nuk merrni mjaft vitamina

Gratë që, krahas mbajtjes së dietës, marrin edhe preparate multivitamine, kanë apetit më të vogël sesa ato që nuk marrin preparate të tilla. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por është më se e qartë se marrja e vitaminave, sidomos e vitaminës B, rrit djegien e dhjamërave dhe e ul stresin.

 

  1. Keni një shoqe të trashë

Nëse shoqja juaj e ngushtë vuan nga mbipesha, atëherë edhe ju jeni për 57% më e rrezikuar që të filloni të trasheni, thonë kërkuesit shkencorë nga Harvardi.

Prandaj, nëse keni vendosur që të mbani dietë, mundohuni që këtë ta bëjë edhe shoqja juaj e ngushtë, përndryshe do të duroni urie kot.

 

  1. Celulari

Shkencëtarët kanë konstatuar se përdorimi i celularit para se të bini në gjumë, mund të shkaktojë pagjumësi, e kjo nuk është mirë për ata që janë në dietë. Në të vërtetë, është parë se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë për 32% më të rrezikuar nga mbipesha, për dallim nga njerëzit që flenë 7 orë.

 

  1. Pijet dietetike

Studimet kanë treguar se vetëm një pije dietetike në ditë, i rrit për 31% gjasat që të jeni me mbipeshë. Kjo vjen për shkak se ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve e përgatisin organizmin tuaj për marrjen e madhe të kalorive, duke ndikuar që organizmi të djegë më pak dhjamëra apo kalori të tjera. Në vend të pijeve të gazuara është më mirë që të pini çaj, lëng të natyrshëm apo kafe.

 

  1. Mëlçia dembele

Mëlçia është djegësi kryesor i dhjamërave në organizëm, por nëse ajo është tepër e ngarkuar me helme, siç është alkooli, ajo nuk mund t’i shkrijë kilet e tepërta. Për këtë shkak, për t’i ndihmuar mëlçisë suaj, duhet që të mos pini alkool dhe të mos merrni yndyra të ngopura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *