7 fakte rreth kafes, që ju bëjnë ta pini edhe më tepër

Çdo ditë, Betoveni i përgatiste vetes një kafe me 60 kokra kafeje. Në ndërkohë Volteri i pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë dhe jetoi deri në moshën 83 vjeçe. Ndoshta, tek e fundit, varësia nga kafeja nuk është edhe aq e keqe.

 

Më poshtë gjeni 7 fakte rreth kafes, që dëshmojnë për të mirat e saj.

 

  1. Rrisin perfomancën e trurit

Nuk është sekret se kafeja përmirëson vëmendjen, dhe koncentrimin. Por kjo nuk është e tëra. Kafja me pakëz sheqes mund t’ju dhëndrrojë në një gjeni meqë kafiena në bashkëpunim me glukozën aktivizojnë pjesë të caktuara të trurit tuaj. Sidoqoftë kurr mos pini kafe në bark të zbrazët përndryshe efekti do të jetë i kundërt.

 

  1. Rritë shtypjen e gjakut

Një gotë e vogël kafe është shumë e mirë për ata që kanë probleme me shtypjen e ulët të gjakut. Në anën tjetër ata që vetëmse kanë shtypje të lartë të gjakut është më mirë ta shmangin.

 

  1. Forcon sistemin imunitar

Sipas shkencëtarëve kafeja ulë rrezikun e vdekjes së hershme. Sa më shumë kafe që të pini aq më i ulët do të jetë rreziku. Kjo sepse kafeja forcon imunitetin tuaj duke u bërë juve më të qëndrueshëm dhe më të shëndetshëm.

 

  1. Shëron kokëdhembjen

Kafeina që gjendet në kafen natyrale shëron migrenën dhe kokëdhembjen.

 

  1. Ulë stresin dhe depresionin

Kafeja vepron si antistres për shkak të lirimin të dopaminës dhe serotininit, të cilat nxisin disponimin tuaj. Një gotë kafe, madje edhe vetëm aroma e saj, qetëson enrvat tuaja dhe stimulojnë sistemin qendror nervor.

 

  1. Përmirëson kujtesën

Stimulatorët dhe neuromediatorën që merrni nga kafeja ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës suaj. Kjo sigurisht vlen vetëm për kujtesën afatshkurtër.

 

  1. Ndihmon në humbjen e peshës

Kafja mund të ju ndihmojë që të humbisni peshë. Ata që pijnë kade rregullisht fitojnë peshë më vështirë sesa ata që nuk konsumojnë asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *