3 forma për të parandaluar gërhitjen

Gërhitja nuk është vetëm një bezdi gjatë natës, por mund të jetë edhe një problem shëndetësor. Këtë fenomen e përjetojnë rreth 90 milionë persona të rritur në të gjithë botën.

Një studim britanik zbuloi se nëse një nga bashkëshortët gërhet, në përvjetorin e 50-të martesës do të keni humbur rreth 4 vite gjumë. Ja disa mënyra për të parandaluar gërhitjen dhe që do i mundësojë personave që gërhasin (dhe partnerëve të tyre) një gjumë të qetë:

Top tenisi – Nëse gërhisni më shumë kur flini në kurriz, bëni një xhep në pjesën e pasme të pizhamave dhe vendosni një top tenisi në të. Në këtë mënyrë nuk do të flini dot në kurriz, por do të ktheheni në anën tjetër pa u zgjuar.

Jastëk shtesë – Vendosni një jastëk tjetër dhe duke u ngritur koka do të ndalohet gërhitja.

Strisha për hundën – Nëse gërhisni dhe nuk keni probleme me sinozitin apo kollën, mund të parandaloni gërhitjen duke vënë strisha hunde. Këto ngjitësa hapin rrugët e ajrit duke bërë të mundur një frymëmarrje më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *