Si të rrisni fëmijë që dijnë të kontrollojnë mllefin e tyre?!!

Si të rrisni fëmijë që dijnë të kontrollojnë mllefin e tyre?!!

A ka filluar fëmija juaj t’ua prishë nervat dhe tu acarojë? A ka filluar ai të bëjë shamatë meqë nuk dëshiron të lahet apo të mësojë? Shumë fëmijë kanë probleme me mllefin teksa rriten dhe kjo është tërësisht normale. Janë disa gjëra që ju si prind duhet t’i bëni në mënyrë që t’i ndihmoni fëmijët tuaj ta kalojnë këtë faze me lehtësi.

 

  1. Bëhuni prindër të durueshëm

Nëse fëmija juaj lëndon shoqen apo shokun e tij mos u nervozoni menjëherë dhe t’i bërtisni atij. Në vend të kësaj rrini të qetë dhe flisni fëmijës suaj më vonë për atë që ka bërë, atëherë kur të dy do jeni më të lirë nga emocionet e momentit.

 

  1. Jepni hapësirë të flasë

Një ndër gjërat më të gabuara që prindërit bëjnë është se nuk u japin fëmijëve hapësirë të flasin dhe ta shprehin atë që mendojnë. Jepni hapsirë fëmijës suaj që të flasë edhe nëse e dini sigurtë se e ka gabim. Dëgjojeni dhe më pas me fjalë të buta arsyetoni pse ai nuk e ka mirë. Me të bërtitura dhe dënime nuk mund kurrë ta bëni fëmijën tuaj të kuptojë ashtu si me komunikim të ndërsjellë.

 

  1. Rrini të informuar me jetën e fëmijës suaj

Fëmija juaj ka një jetë jashtë shtëpisë, dhe ju e keni të pamundur ta dini se ç’ndodh kur ai apo ajo nuk ëhstë afër jush. Tentoni të rrini të informuar se çka po ndodh me fëmijën tuaj. Nëse e shihni atë shumë të mërzitur apo është agresiv, ka gjasa që fëmijët në shkollë po e ngacmojnë. Tentoni të flisni me të dhe ta gjeni arsyen prapa sjelljeve të tij.

 

  1. Bëhuni model për të

Mbani mend se një fëmijë përherë imiton sjelljet e prindërve të tij. Nëse ju si prindër sjelleni me ashpërsi ta dini se edhe fëmija juaj do bëhet i tillë. Bëhuni të qetë dhe të durueshëm, bëhuni një shembull i mirë për të.

 

  1. Mbështetni fëmijët tuaj

Mbështetni fëmijët tuaj kur ata kanë nevojë për ju. Një fëmijë ka nevojë për dashuri dhe përkushtim për tu rritur i shëndetshëm. Tentoni t’ia bëni me dije se ju do jeni përherë pranë për ta mbështetur, dhe se vaza apo ddjali juaj mund të ketë përherë besim në ju.

 

  1. Mësojeni ta kontrollojë veten

Mllefi është pjesë e natyrës njerëzore dhe një një moment në jetë të gjithë mllefosemi dhe dalim nga kontrolli. Mbani mend se një ditë mund të mos jeni afër fëmijës suaj për t’ia kujtuar se mllefi nuk është zgjidhje. Mësojeni atë të kontrollojë mllefin e tij nëpër situata të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.