Pse nënat i bartin fëmijët në anën e majtë?!!

A e keni vërejtur ndonjëherë se teksa mbanit një foshnjë e keni mbajtur atë më tepër në anën e majtë sesa në të djathtën? Nëse jo, vini veshin tash e tutje. Do ta shihni se jeni të prira ta peshoni fëmijën mbi ijen e majtë dhe vetë të anoni paksa në të djathtë. Epo kjo vlen vetëm për femrat.

Arsyeja prapa këtij gjesti në fakt nuk është aspak i thjeshtë, është fascionues.

Studimet tregojnë se 85% e femrave janë të prira që sapo ta marrin një fëmijë në duar ta mbajnë atë në anën e majtë. Kjo gjë nuk ndodh vetëm tek nënat por edhe tek femrat që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, e madje edhe tek vajzat e vogla që vijojnë parashkolloren.

Por kjo gjë nuk është vërejtur tek meshkujt. Përderisa baballarët i mbajnë foshnjat në të majtë, e njejta nuk ndodh tek meshkujt e tjerë, e aq më pak te ata që ende nuk e kanë arritur moshën madhore.

Studimet tregojnë se arsyeja prapa këtij gjesti të pranishëm tek femrat është se kjo është mënyra që truri zgjedh për tu afruar me fëmijën.

Ja sesi kjo funksionon:

  1. Prekjet në anën e majtë e aktivizojnë pjesën e djathtë të trurit.
  2. Ana e djathtë e trurit është përgjegjëse për sinjalet emocionale dhe interpretimin e gjuhës.
  3. Kështu që kur mbajmë një bebe në anën e majtë nëna është ën gjendje t’i interpretojë sinjalet emocionale të bebes më mirë.

E ajo që është edhe më interesante është se njerëzit nuk janë të vetmit që e bëjnë këtë. Edhe shumë gjitarë të tjerë e bëjnë të njejtën siq janë kuajtë e egër, kangurët etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.