Pesë aspekte të kujdesit ndaj fëmijëve që çdo prind duhet t’i dijë

  1. Gjumi i sigurtë
  • Fëmija duhet të flejë në shpindë. Që nga 1992, rekomandimi “flini në bark” ështe shëndrruar në “flini në shpindë”, dhe ka ndikuar që shkalla e vdekshmërisë nga sindromi i vdekjes së papritur foshnjore (SIDS) të ulet për tre herë në disa vende të Evropës Perëndimore.

 

  • Batanijet e mbushura me tegela dhe me lidhëse mund të bllokojnë traktin respirator të fëmijëve përgjatë gjumit.

 

  • Një fëmijë gjatë gjumit duhet të jetë i lirë nga shallet, rrobat, kapelat me lidhëse, përparëset, biberonat ose lodrat me tela.

 

  1. Prandalimi i rrëzimit dhe plagosjes

 

  • Instaloni në shtëpitë tuaja portat e çertifikuara të sigurisë. Kur bëhet fjalë për shkallët, ato duhet të vendosen si në krye ashtu edhe në fund.

 

  • Shtrëngojeni gjithmonë fëmijën kur përdorni karrige të larta ose mjete transportuese. Kur ta vendosni fëmijën tuaj në një mjet transportues, lëreni atë në dysheme, e jo në një karrige, tavolinë, ose garniturë tjetër.

 

  • Nëse fëmija juaj ecë nëpër shtëpi me karrige me rrota , sigurohuni të qëndrojë larg shkallëve, pajisjeve për ngrohje dhe telave për varje.

 

  • Vendosni pengesa në dritare për siguri. Ato duhet të jenë të pajisura me pajisje emergjente në rast zjarri.

 

 

  1. Siguria nga zjarri
  • Fshihni shkrepëset nga fëmijët tuaj. Mos i mbani në shtëpi burimet e zjarrit që duken si lodra.

 

  • Mos e mbani në krahë një fëmijë përderisa jeni duke gatuar. Nëse i pastroni flokët dhe pastaj i thani ato më harëse, fikeni atë dhe futeni në një vend të sigurtë.

 

  • Reduktoni kohën kur fëmiu juaj qëndron afër furrës së ngrohtë, dhe instaloni ndonjë mjet mbrojtës rreth furrës nëse mundeni.

 

  • Instaloni një alarm për të lajmëruar në rast tymi ose zjarri, kjo ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes në këto raste emergjente.

 

  1. Kujdesi nga uji
  • Pasi të bëni banjë, thajeni menjëherë vaskën sapo ta keni përfunduar dushin.

 

  • Duhet rrethuar ujin e hapur në kopsht (madje edhe në një kovë sado të thjeshtë), sepse një fëmijë mund të bie brenda dhe të mbytet.

 

  • Më shumë se gjysma e prindërve besojnë se fëmijët e tyre dijnë të notojnë, kështu ata nuk kanë nevojë të mbikëqyren kur janë afër ujit. Në fakt, 47% e fëmijëve të moshës mes 10 – 17 vjeçare që kanë pasur aftësi në notim janë mbytur.

 

  • Si shembull, tragjeditë në ujë nuk marrin më shumë se 1 minutë kohë që të ndodhin. Prandaj, kujdesuni për fëmiun tuaj dhe mos u hutoni duke lexuar libra, duke folur në telefon apo duke bërë gjëra të tjera.

 

  1. Kujdesi ndaj çiklizmit
  • Nëse i bleni fëmijevë ndonjë biçikletë të re, patina, ose skuter, sigurohuni që t’ia bleni një helmetë që është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga lëndimet në tru.

 

  • Rrobat e fëmijëve të çiklizmit duhet të jenë të duhurat, të preferueshme me elemente reflektive.

 

  • Para se fëmja juaj të niset për çiklizëm, kontrolloni nëse dritat janë në rregull, nëse frenat dhe ingranazhet janë si duhet, si dhe gjendjen e rrotave.

 

  • Para se ta lini fëmjën tuaj të ngasë një biçikletë, mësojeni atë se si të angazhojë kontaktin me sy dhe t’i japë sinjale me dorë shoferëve dhe këmbësorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.