Ndikimi i telefonave të mençur në lidhjen prind-fëmijë!!!

A e keni lëshuar nga dora telefonin tuaj kur iu ka ardhur ndonjë email apo lajmërim në Facebook teksa keni pasur në dorë fëmijën tuaj?

Dihet që telefonat e mençur ndihmojnë në thyerjen e monotonisë, por ata mbi të gjitha, kanë edhe disa dobësi. Sipas një studimi të ri, kur ne i përdorim telefonat e mençur në ambiente ku ndodhen fëmijët, ne e rrisim sasinë e konflikteve në shtëpi. Kjo sepse sa më shumë që të ketë turbullira mes jetës në shtëpi, jetës sociale dhe asaj në punë, aq më shumë ndjejmë se gjendemi në më shumë vende në të njëjtën kohë.

Një studim ka vërtetuar se përdorimi i telefonave te mençur ndikon shumë në rutinën familjare. Kujdestarët janë përgjigjur negativisht rreth çështjes së përdorimit të telfonave, dhe ata rrëfyen se si fëmijët janë përpjekur t’ia tërheqin vëmendjen nga telefoni duke bërtitur.

Të njëjtët kanë rrëfyer se telefonat ofrojnë një mundësi për t’iu larguar stresit prindëror, si dhe një mënyrë të mirë për t’a bërë punën nga shtëpia. Prindërit tentojë që të balancojnë kohën në familje por edhe dëshirën që mjetet teknologjike të jenë prezente në shtëpi ashtu si përgjigja për të punuar për kërkesat tjera.

Është shumë e vështire për të kuptuar lidhjen ndërmjet trurit të nënës dhe babait. Por ky studim thotë që nuk është e nevojshme të jeni të përqëndruar 100% tek fëmijët, madje është e shëndetshme për ta që të pavarësohen.

Është e rëndësishme që prindërit të ndihen relevant në punë dhe në pjesën tjetër të jetës. Por nëse ju ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur, duhet të vendosni kufinj për disa gjëra. Në plan mund të jetë edhe një organizim për të kaluar kohë të lirë me familje, duke kufizuar përdorimin e teknologjisë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *