A duhet të hani tuna gjatë shtatzënisë?

Si një nënë e ardhshme, ju filloni të mendoni se çfarë duhet të hani e çfarë jo, sidomos gjatë fazave të hershme të shtatzënisë. Ju doni të siguroheni se cilat ushqime duhet t’i përdorni gjatë kësaj kohe, e cilat jo.

Sipas disa të dhënave, tuna e konservuar nuk këshillohet të përdoret gjatë shtatzënisë. Ajo mund të jetë rrezik e ndotur me merkur i cili mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

Në anën tjetër, FDA këshillon që gratë shtatzëna duhet të limitojnë përdorimin e peshkut, por jo edhe ta elimonojnë krejtësisht atë, pasi vaji i peshkut përmban vlera të rralla ushqyese që janë të dobishme për fetusin.

Ekzistojnë shumë polemika në lidhje me opinionet e ndryshme, e vërteta është se, të dhënat përshkruajnë se ndotja e merkurit mund të jetë e pabesueshme, dhe tuna e konzervuar mund të ketë nivele më të larta të merkurit se sa që është besuar më herët. Konsumimi i merkurit të kontaminuar të peshkut gjatë shtatzanisë mund të ketë efekte negative tek fëmiu juaj.

Përderisa peshku i yndyrshëm sikur tuna është i mirë për shëndetin, këshillohet të limitoni konsumimin e tij, me një nivel të mirë, si ky lloj peshku, sidomos gjatë shtatzanisë.

Mirëpo peshku i yndyrshëm përmban ndotës të mjedisit si, bifenilet e polikloruara dhe dioksinat, të cilat paraqesin edhe rreziqe  shëndetësore, jo vetëm për nënën, por edhe për foshnjën. Konsumimi i merkurit mund të çojë deri në disa probleme, si:

  • Merkuri është një neurotoksinë që interferon me trurin dhe sistemin nervor. Ekspozimi fatal i merkurit mund të shkaktojë dëme të mëdha gjatë fazave të hershme të shtatzanisë, të përcjellura me dhimbje.
  • Edhe pse në doza të vogla, merkuri mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjës dhe vonimin në të ecur.
  • Tek të rriturit, merkuri mund të shkaktojë ndikime të pafavorshme në fertilitet.
  • Ekspozimi i merkurit është i lidhur edhe më rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.

Përderisa tuna përmban edhe vlera ushqyese të mira, të cilat veçanërisht ndihmojnë në dhimbjet gjatë shtatzanisë për ju dhe foshnjën tuaj, disa mund të përmbajnë nivel të lartë të merkurit të cilat e bëjnë më të dhimbshme se sa përfituese.

 

 

Shënim:

Besohet se tuna ka nivel më të ultë të merkurit sesa disa lloje të tjera të peshkut si peshku-shpatë, mbreti skumbri, peshku tjegull dhe peshkaqeni, të cilët përmbajnë nivel shumë të lartë të merkurit, kështu që tuna mund të përdoret deri në një masë.

Tuna mund të shkaktojë me të vërtetë dhembje, por në anën tjetër, më mirë është të konsumojmë tuna të freskët sesa tuna të konzervuar, për shkak se ka pak më shumë siguri. Nëse keni ndonjë ndalesë në konsumimin e tuna-s, më së miri është të konsultoheni me ndonjë doktor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *