A janë antibiotikët të rrezikshëm për gratë shtatzëna?!!!

Në një botë të përsosur, një nënë shtatëzënë do duhej të kalonte nëpër të nëntë muajt e shtatzënisë pa asnjë shqetësim apo brengë të vetme. Por në realitet, viruse dhe infeksione të shumta mund tu sulmojnë përgjatë kësaj periudhe shumë të ndjeshme. Kjo sepse kur jeni shtatzënë sistemi juaj imunitar është duke punuar jashtë orarit për të mbajtur si ju dhe fëmijën tuaj të shëndetshëm.

Megjithëse antibiotikët zakonisht u përshkruhen femrave nga vetë mjekët gjatë shtatzënisë, një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Montrealit sugjeron që nëse jeni shtatëzënë, duhet t’i shmangni disa antibiotikë të caktuar.

Në studimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Shoqatës Mjekësore Kanadeze, hulumtuesit i shqyrtuan të dhënat mjekësore të më shumë se 180,000 shtatzënive për gratë e moshës 15 deri 45 vjeç midis viteve 1998 dhe 2009.

Hulumtuesit kanë zbuluar një lidhje midis shtatëzënive që përfunduan me abort dhe grave që kishin konsumuar të paktën një antibiotik që nga dita e tyre e parë e shtatzënisë.

Autori i studimit, Flory T. Muanda, shkruan se siguria fetale e disa antibiotikëve është një shqetësim i veçantë. Çfarë duhet të kërkoni?

  • Azithromycin (përshkruar për gjëra të tilla si problemet me fytin),
  • clarithromycin (përshkruar për gjëra të tilla si pneumonia),
  • tetracyclines (të përshkruara për puçrra fytyre dhe sifiliz),
  • doxycycline (përshkruar për gjëra të tilla si infeksionet e traktit urinar dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve),
  • minociklin (përshkruar për infeksionet e traktit urinar dhe akne),
  • quinolone (të përshkruara për pronekit, sinusit dhe pneumoni)
  • norfloxacin (të përshkruara për traktin urinar dhe infeksione të tjera gjinekologjike),
  • levofloxacin (përdoret për të trajtuar infeksionet e veshkave dhe të fshikëzës ose infeksionet e frymëmarrjes),
  • sulfonamidet (përdoren për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar) dhe
  • metronidazol (përdoren për të trajtuar infeksionet e majave).

Pra, çfarë do të thotë kjo nëse jeni shtatzënë dhe zhvilloni një infeksion? A duhet të shmangni plotësisht antibiotikët? Jo aq shpejt, thotë Iffath Hoskins, profesor i asociuar klinik, departamenti i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone.

Ai thotë se krejt që duhet bërë është që gratë shtatzëna duhet të jenë më të kudjesshme dhe të tentojnë t’i shmangin antibiotikët. Nëse jeni shtatzënë dhe po zhvilloni një infeksion mos përdorni antibiotikë menjëherë por konsultoheni njëherë me doktorin.

Kjo nuk do të thotë që të mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju këshillon mjeku. Mos harroni, që mjeku juaj e di më së miri.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të ndërmerrni masa kundër infeksioneve eventuale para shtatzënisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *