Trangulli dhe ndikimi pozitiv në trupin e njeriut

Trangulli është një bimë barishtore njëvjeçare e cila përdoret për ushqim. Ka shumë lloje të ndryshme që rriten në shumë vise të botës. Origjina e tij nuk dihet saktësisht por mendohet se rrjedh nga India veriore ku kultivohej qysh para 4000 vjetësh.

Trangujt janë një ndër katër perimet më të kultivuara në botë dhe janë të njohura si ushqimi më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm, shpesh i referuar si super ushqim. Më poshtë gjeni disa nga të mirat e tij.

 

Trangujt ndihmojnë në tretje dhe humbje të peshës

Për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe pëmbajtjes të ulët të kalorive, trangulli është një burim ideal për njerëzit të cilët janë në kërkim të humbjes së peshës. Përdorni trangujt në supa dhe në sallatat tuaja. Nëse kjo nuk është metoda juaj e preferuar, ju mund t’i grini trangujt dhe t’i hidhni në jogurt me yndyrë të ulët. Duke përtypur trangullin ju fitoni një stërvitje të mirë për nofullën tuaj dhe fibra në trangull është e madhe që ndihmon për tretje. Konsumi ditor i trangujve mund të konsiderohet si një ndihmë për kapsllëk kronik.

 

Trangujt rehidratojnë trupin

Nëse jeni të zënë për të pirë ujë mjaftueshëm, hani një trangull të ftohtë, i cili është 90% ujë. Do të kompensojë ujin tënd të humbur.

 

Trangujt luftojnë temperaturën e brendshme dhe të jashtme

Duke ngrënë trangull ju do të ndihmoni trupin tuaj nga thartirat në stomak. Aplikoni trangujt në lëkurën tuaj dhe do të shëroheni nga djegia nga dielli.

 

Trangujt i eliminonjnë toksinat

I gjithë uji në trangull vepron si një fshesë virtuale, duke përfshirë gjithë mbeturinat e trupit dhe duke i nxjerrë ato jashtë trupit tuaj. Me ngrënie të rregullt, trangujt janë të njohur për tretjen e gurëve në veshka.

 

Trangujt i riplotësojnë vitaminat e përditshme

Trangujt kanë shumicën e vitaminave që trupi ka nevojë çdo ditë – A,B dhe C, të cilat rrisin sistemin tuaj imunitar për të ju mbajtur juve në formë të shkëlqyer dhe për të ju dhënë energji. Bëjeni atë më të fuqishëm duke e shtrydhur trangullin bashkë me spinaqin dhe karotat. Mos u’a heqni lëkurën sepse përmbanë një sasi të mirë të vitaminës C, rreth 12% të rekomandimeve ditore të lejuara.

 

Trangujt furnizojnë lëkurën me minerale

Trangulli është i pasur me kalium, magnez dhe silic. Kjo është arsyeja pse trajtimet e ndryshme klimatike të trupit janë të mbushura me tranguj.

 

Trangujt ngjallin sytë

Vendosja e fetave të trangullit të ftohtë mbi sy është një mënyrë e mirë për të ndihmuar në eliminimin e puqrrave dhe ënjtjet nën sy.

 

Trangulli freskon gojën

Lëngu i trangullit shëron dhe freskon mishërat e sëmura. Merrni një fetë të trangullit dhe vendosni atë në gojë dhe shtypeni me gjuhë për një minutë e gjysmë, fitokemikalet do të vrasin bakteriet në gojën tuaj të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e frymës së pakëndëshme.

 

Trangulli zbut flokët dhe thonjtë

Minerali i çuditshëm i silicit në trangull bën flokët dhe thonjtë tuaj më të shëndritshëm dhe më të fortë. Squfuri dhe silici në tranguj ndihmon në nxitjen e flokëve tuaj për tu rritur.

 

Trangulli promovon lloje të shëndetit, çliron nga artriti dhe largon dhimbjen

Pasi që trangulli është një burim i shkëlqyer i silicit, ai promovon lloje të ndryshme për shëndet duke forcuar indet lidhëse. Kur e përzieni me lëng karrote, trangulli mund të lehtësojë dhimbjet dhe mund të lehtësojë dhimbjet e artritit duke ulur nivelet e urinës.

 

Trangulli shëron dhimbjet e kokës nga dehja

Për të shmangur një dhimbje koke në mëngjes pas një dehje, duhet të hani disa feta të trangullit para se të fleni. Trangujt përmbajnë mjaftueshëmvitamina B, sheqer dhe elektrolite për të plotësuar shumë ushqime esenciale dhe për të reduktuar peshën si dhe dhimbjen e kokës.

 

Trangulli mbanë veshkat në formë

Trangulli ul nivelet acide të urinës në trupin tuaj dhe gjithashtu mbanë veshkat tuaja të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *