Spinaqi dhe arsyet pse duhet konsumuar shpesh

Spinaqi është një bimë barishtore. Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj. Ai konsiderohet si një  super-ushqim ndaj duhet konsumuar sa më  shumë  që  të  jetë  e mundur. Më  poshtë  gjeni vetë m disa nga arsyet pse spinaqi duhet konsumuar sa më  shpesh të  jetë  e mundur.

  • Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.
  • Spinaqi është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.
  • Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit.
  • Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.
  • Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.
  • Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit dhe karatenoidet që promovojnë shëndetin e mirë (beta karoten, lutein dhe zeaxanthin). Këto fito kimikate kanë aftësi anti inflamatore dhe anti-kancerogjene dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë, duke ndihmuar në parandalimin e degjenerimit të muskulit të kataraktit.
  • Spinaqi ka nivele të larta të hekurit, por jo aq shumë sa mendohej apo përflitej fillimisht. Ishte gabimi i një shkencëtari që e vuri pikën në vendin e gabuar të shifrës që bëri të gjithë botën të mendonte se spinaqi ishte një superfuqi hekuri.
  • Është shumë e rëndësishme të theksohet se ka dy forma të hekurit në ushqime: ‘hekuri haem’ dhe ‘hekuri jo haem’. Hekuri haem gjendet në produktet shtazore dhe është forma që ka përmbajtjet më të larta të hekurit, ndërkohë që hekuri jo haem gjendet në produktet bimore (siç është dhe spinaqi).
  • Njerëzit që vuajnë nga problemet e anemisë dhe gratë shtatzëna inkurajohen që t’i përfshijnë gjethet e gjelbra në dietën e tyre për ta pasur atë sa më të balancuar.
  • Nga ana tjetër aftësia antioksiduese, e dobishme për shëndetin në përgjithësi të organizmit, parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe sigurohet nga vitaminat B dhe C (spinaqi përmban acid folik në sasi të mëdha), nga karotenoidët, klorofili dhe luteina. Kjo e fundit shërben për mbrojtjen e syve. Celuloza ndihmon si laksativ. Përgjithësisht spinaqi ka efekt të lehtë laksativ dhe pastrues.
  • Ndër veçantitë e spinaqit përmendet edhe efekti i i tij qetësues, sidomos në rastet e djegieve të lehta nga dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.