Rëndësia e vitaminave për trupin e njeriut

Trupi i njeriut domosdo që ka nevojë për vitamina. Secila vitaminë ka rëndësië e saj për trupin e  njeriut dhe afekton shëndetin tuaj në një mënyrë të caktuar. LExoni më poshtë për ndikimin e disa prej vitaminave.

 

Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”

Vitamina “B2” merr pjesë në shumë procese të trupit, veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijëve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek mëlçia, kosi, qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungullit etj.

 

Vitamina “B6” lufton infeksionet

Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

 

Për një zemër të shëndoshë konsumoni vitaminën “C”

Vitamina “C” është themelore në formimin dhe mbarëvajtjen e indeve lidhëse, shërimit të plagëve, shëndetit të mishit të dhëmbëve dhe të gjithë trupit. Qëndron një lidhje e fortë midis sasisë së bollshme të vitaminës “C” që gjendet në trup dhe shëndetit të zemrës, të rrahjeve të saj dhe uljes së rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitaminë largon perden në sy.

 

Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt

Vitamina “D” shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve gjithashtu në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes. Duke u rritur fëmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Por kur mungesa e saj është në masa më të mëdha, sjell dobësi të kockave duke shkaktuar kështu dhimbje.

 

Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër

Vitamina “E” është një nga vitaminat bazë për organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se kur vitamina “E” është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kancereve është më i madh, dhe formohen gjithashtu perde në sy.

 

Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit

Përveç rëndësisë që ka vitamina “K” në organizmin e të rriturve, ajo duket të jete tepër e domosdoshme për të vegjlit. Sipas specialistëve, vitamina “K” është e nevojshme për formimin e proteinave dhe e përgjegjshme për mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejtë shkakton rrjedhje gjaku të vazhdueshme. Fëmijët e sapolindur kanë sasi të pakta të vitaminës “K”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.