Pjepri fruti i përjetësisë

Pjepri – fruti i përjetësisë

Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Njihet për vetitë anti-stres, shërben si freskues në temperatura të larta dhe parandalon plakjen.

Është i mbushur me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te shëndeti i eshtrave poashtu edhe te ai i lëkurës, duke u kujdesur edhe përngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës, dhe mbarëvajtjen e pigmenteve.

  1. Është anti-stres

Pjepri është njëushqimqëluftonstresin.Një studim i kryer në Itali ia atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si super oksid dismutase e cila është një enzyme që transformon substancat e rrezikshme për organizmin duke i neutralizuar ato.

  1. Është Anti-oksidant

Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmented natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.

  1. Ndihmon sistemin nervor

Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin.Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.

  1. Shëron plagët

Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen njëfunksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.

  1. I dobishëm për kockat

Fosfori dhe kalciumi, të cilat gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre. Gjithashtu, konsumiikëtijfruti bën të mundur parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës.

  1. Nxit qarkullimin e gjakut

Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontrolltëpresionit arterial.

  1. Aleat i bukurisë

Përdoret gjerësisht në preparatet kozmetike, pasi tonifikon lëkurën dhe e bën të butë. Një maskë me pjepër është ideale për lëkurat e thata. Mund të përgatitet duke e përzier në blender me pak ujë dhe qumësht dhe më pas mund të përdoret mbi lëkurë pasi është ftohur për disa minuta në frigorifer.

  1. Ndihmon në nxirjen e lëkurës

Për shkak të beta karotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.

  1. Ka pak kalori

Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumuesit.

  1. Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve

Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm shëndetin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.

  1. Vlerat ushqyese

Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra.90 % e pjeprit është ujë dhe falë kësaj bëhet edhe hidratimi i organizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.