Molla

Molla është një ndër frutat më të popullarizuar dhe ka një arsye për këtë. Ajo është një frut jashtëzakonisht i shëndetshëm, dhe ka shumë studime shkencore që e mbështesin këtë.

Doktorët rekomandojnë se një person duhet të konsumojë rreth 400 gram të frutave të ndryshëm brenda një dite. Dy mollë me madhësi mesatare kanë vetitë e njejta ushqyese me një përzierje frutash 400 gramëshe.

Një mollë me madhësi mesatare përmban: 95 kalori, 25 gram karbohidrate, 4 gram fibra, Vitamin C, Potasium, Vitamin K, Magnez, bakër, Vitaminat A, E, B1, B2 dhe BG.

Mollat janë të mira për humbje peshe. Ato kanë sasi të lartë të fibrave dhe ujit. Poashtu konsumimi i mollave zvogëlon rrezikun për infarkt në zemër dhe zvogëlon rrezikun për diabet. Disa substanca që molla përmban, qoftë ajo e gjelbër, e kuqe apo e verdhë, mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Ato po ashtu përmbajnë përbërës që ndihmojnë në luftimin e astmës dhe sëmundjeve të tjera të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.