Këshilla e Olës – Pastrimi i detajizuar i rrushit

Rrushi është shumë i shëndetshëm sepse është tonik për shëndetin tonë. Rrushi i zi dhe rrushi i abrdhë kanë pothuajse përbërësit e njejtë, vetëmse ai i bardhi i ka dy minerale më pak sesa i ziu. Pra kaliumin dhe kalciumin. Rrushin e zi preferohet të hahet para gjumit për shkak se ka një hormon shuëm të rëndësishëm për gjumë të rehatshëm.

Për pastrimin e rrushit ju nevojiten dy enë dhe poashtu një gotë uthull të bardhë.

Së pari rrushin pastrojeni me ujë tre herë. Por mos e derdhni ujin nga ena për shkak se papastërtirat sërish do mbesin në rrush. Në vend të kësaj vetëm tërhiqeni rrushin lart dhe largojeni nga ena, duke e vendosur në enën tjetër.

Më pas mbusheni një enë sërish me ujë dhe shtojani uthullën e bardhë. 4 pjesë ujë dhe një pjesë uthull.

Futeni rrushin në këtë enë dhe lejoni të rrijë 15 deri në 20 minuta. Kur ta largoni nga ena vendoseni në kullojëse dhe lejoni të kullohet para se ta hani.