Këshilla e Olës – Maskë për riparimin e flokëve të dëmtuar

Kjo është një recetë indianë e cila sygjerohet nga një artiste e njohur hinduse, shumë e njohur për flokët e saj të bukura. Kjo recetë ka sidomos efekt kur flokët dëmtohen nga dielli i verës, dhe kripa e detit.
Produktet për këtë maskë i keni në shtëpi.
Merrni një gotë jogurt dhe derdheni në një enë. Shtojani katër lugë lëng limoni dhe përzijeni mirë. Jogurti duhet të jetë me 3% yndyrë dhe jo dietal.
Këtë maskë e aplikoni në këtë mënyrë. Para se të laheni e aplikoni masën në rrënjët e flokëve duke masagjuar lëkurën e kokës.
Ulni kokën teposhtë dhe ndihmojeni amsën të rrëshqasë drejt majave të flokëve.
Kjo masë pos që rregullon flokët, poashtu është e mirë edhe për fytyrë.