Fakte për ullirin dhe të mirat e tij

Ulliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja “Oleaceae”. Ulliri ka qenë pjesë e civilizimit mesdhetar qe mijëra vjet më parë. Ulliri dhe vaji i ullirit janë përdorur për ushqim, gatim, mjeksi, sapun dhe ndriçim. Sot shumica e ullinjëve të botës kultivohen në rajonin e Mesdheut.

Trungu i tij ka një formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethe ovale me ngjyrë të gjelbërt të errët në anën e sipërme ndërsa në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë. Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fryti varësisht nga lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngjyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti është i pasur me vaj i cili përdoret si ushqim dhe ka veti shëruese.

  • Frutat dhe farat e ullirit përdoren për përpunimin e vajit, ndërsa gjethet në industrinë farmaceutike.
  • Vaji i ullirit përdoret për ta reduktuar rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të gjirit, kancerit gastrointestinal dhe artritit reumatoid.
  • Vaji i ullirit përdoret edhe për ta stimuluar sistemin e tretjes, për ta rregulluar kolesterolin dhe presionin e gjakut, si dhe problemet me shëndetin e enëve të gjakut.
  • Vaji i ullirit mund të aplikohet në lëkurë për t’i lehtësuar simptomat e psoriazës, për ta parandaluar formimin e shenjave gjatë shtatzënisë, për ta mbrojtur lëkurën nga rrezatimi UV, por edhe për ta përshpejtuar procesin e shërimit të plagëve.
  • Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban rreth 1 për qind acid oleik, ai i virgjër përmban rreth 2 për qind dhe vaji i zakonshëm i ullirit rreth 3.3 për qind. Gjithçka që e tejkalon 3.3 për qind nuk i konvenon trupit të njeriut.
  • Gjethet e ullirit përdoren për t’i trajtuar infeksionet virale, bakteriale dhe të tjera, për trajtimin e ftohjeve, gripit , meningjitit, herpesit, dhe hepatit B.
  • Gjithashtu përdoren për lehtësimin e lodhjes kronike, etheve, diarresë, infeksioneve të gojës, veshit dhe të traktit urinar.
  • Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti tonike dhe përdoren kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e temperaturës së lartë.
  • Ato gjthashtu pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.
  • Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, sepse është qetësues për dhimbjet.
  • Vaji i ullirit ndihmon edhe në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit.
  • Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira edhe kundër ulçerës së stomakut.

 

Doza e rekomanduar

– Për shtypjen e lartë të gjakut rekomandohen 30 deri në 40 gramë vaj ekstra të virgjër ulliri në ditë.

– Për kolesterol të lartë rekomandohen 23 gramë vaj ulliri në ditë.

– Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru rekomandohen 45 gramë vaj ulliri në ditë.

Tags:Ulliri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.