7 arsye pse duhet të pini çajin e gjelbërt rregullisht

Çaji i gjelbërt ka shumë të mira, për të cilat shumica e njerëzve janë të pavetdijshëm. Për shkak se procesohet ndryshe nga çaji i zi, çaji i gjelbërt ka më shumë antioksidantë dhe polifenole natyrale. Ja disa nga arsyet pse duhet ta pini rregullisht.

 

  1. Është i mirë për personat me diabet

Pirja e rregullt e çajit të gjelbërt ndihmon në rregullimin e nivelit të glukozës në trup, çka më pas rregullon sheqerin në gjak. Ata që konsumojnë çaj të gjelbërt rregullisht kanë më pak gjasa të preken nga dabeti.

 

  1. Ndihmon në humbjen e peshës

Pirja e çajit të gjelbërt e përshpejton metabolizmit tuaj në mënyrë të natyrshme, duke e parandaluar rritjen e masave dhjamore në trupin tuaj. Për shkak se çaji i gjelbërt përmbanë sasi kafeine, ai poashtu i jep trupit energji para ushtrimeve.

 

  1. Ju ndihmon të keni një zemër të shëndetshme

Besohet se çaji i gjelbërt ndihmon në uljen e stresit dhe poashtu në formimn e kolesterolit të dëmshëm, gjë që ndihmon të keni një zemër më të shëndetshme.

 

  1. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit

Besohet se çaji i gjelbërt e vonon sëmundjen e Alzheimerit dhe atë të Parkinsonit, për shkak se ky çaj ka fuqinë të mbrojë dhe riparojë qelizat e trurit.

 

  1. Ul rrezikun e kancerit

Ky çaj ul rrezihun e kancerit të ezofagut, gjirit dhe prostates. Ai poashtu besohet se ndihmon në asgjësimin e qelizave kancerogjene në trup poashtu.

 

  1. Depresioni

Theanina, një aminoacid shumë i rëndësishëm për shëndetin e mendjes dhe trupit, gjendet në gjethet nga të cilat përfitohet çaji i gjelbërt.

 

  1. Për një lëkurë më të shëndetshme

Pirja e rregullt e këtij çaji, apo aplikimi i çajit të ftohtë në lëkurë në zonat problematikë të lëkurës suaj, e ngadalësojnë plakjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.