5 gjëra që mund të bëni me lëvoren e limonit

  1. Përmirësojnë shëndetin e lëkurës

Lëvorja e limonit ka shumë të mira për lëkurën tuaj. Acidi në të ndihmon në zbutjen, shkëlqimin dhe patrimin e lëkurës.  Ajo ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe stimulon rritjen e lëkurës së re.

  • Merrni një lëvore të pastër limoni dhe fërkojeni fytyrën me të.
  • Prisni 10 minuta dhe më pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
  • Bëjeni këtë 3 aqpo 4 herë në javë.

 

  1. Bëni çaj me lëvore limoni

Mos e hidhni lëvoren e limonit. Në vend të kësaj vendoseni brenda në çajnik dhe lejoni të vlojë pastaj shërbejeni me një lugë mjaltë. Ai përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë, që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, humbje peshe, balancimi i niveleve pH, sistemit imunitar etj.

 

  1. Mbani milingonat larg

Prisni lëvoren e limonat në copa të vogla dhe vendosni nëpër pjesët nga milingonat po u hyjnë nëpër shtëpi. Për shkak të niveleve të larta të acidit, milingonat nuk u afrohen atyre vendeve ku keni vendosur livore limoni.

 

  1. Bëni një shampon xhamash

Kur të bëni një shampon xhamash me produkte shtëpie shtoni edhe disa copa livore limoni për aromë më të këndshme. Ja një recetë sesi mund të bëni këtë shampon me limon.

  • Merrni një kuti shamponi, derdhni pakëz uthull, disa lëvore limoni, pakëz shampon enësh, dhe mbusheni me ujë deri në grykë.
  • Tundeni fort dhe lejoni të pushoj.
  • Tundeni ngapak para secilit përdorim.

 

  1. Bëni mëlmesë limoni

Nëse po përgatisni krahë pule, pasta, perime të fërguara apo ndonjë recetë tjetër, mëlmesa e limonit u jep shije tejet të mirë. Ja sesi ta gatuani këtë mëlmesë.

  • Merrni një limon dhe gërryjeni lëvoren e tij në rende. Vendoseni lëvoren në një enë xhami dhe shtoni 2 lugë piper të freskët. Përzieni mirë.
  • Ndezni furrën në temperaturën më të ulët të mundshme. Vendoseni masën në një enë rezistente ndaj nxehtësisë dhe futeni në furrë. Pjekeni derisa lëvorja të thahet e tëra.
  • Vendoseni masën në një bluarës piperi, dhe bluajeni të tërin. Mëlmesa është gati për përdorim dhe qëndron disa muaj.
Tags:limoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.