15 gjëra që mund t’i bëni me limon

15 gjëra që mund t’i bëni me limon
  1. Është një pastrues universal

Qërojeni një limon dhe hidhni 150 ml uthull mbi të dhe lëreni gjatë natës ashtu. Në mëngjes shtoni 150 ml ujë dhe me kaq mbaron! Hidheni masën në një shishe të zbrazët për pastrim të pluhurave dhe përdoreni atë si një sprej natyral për pastrim.

  1. E pastron dërrasën për prerje

Mbani të pastër dërrasën për prerje dhe jepni jetëgjatësi me një limon dhe një sfungjer dhe kripë si një pastrues. Pasi ta mbaroni, lëreni dërrasën për 10-15 minuta pastaj përsëriteni procedurën edhe një herë.

  1. Shkëlqimi i së bardhës

Për t’i pasur rrobat sa më të bardha, zhytni ato në një përzierje të lëngut të limonit dhe sodës së bukës për më së paku gjysmë ore para se t’i lani.

  1. Manikyri

Përgatisni një “dush rinovimi” për thonjtë tuaj që të jenë të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo recetë është shumë e thjeshtë: vetëm shtoni disa pika të ujit të limonit dhe ujë të ngrohtë.

  1. Ju ndihmon t’i largoni njollat e kafta në fytyrë

Limoni ju ndihmon në largimin e pikave të fytyrës dhe puçrrave të moshës. Vetëm priteni një limon dhe fërkojeni lehtë përreth fytyrës.

  1. Përmirësimi i tretjes

Të pini një gotë ujë të ngrohtë limoni me mjaltë në mëngjes në një stomak të zbrazët përmirëson tretjen dhe përshpejton sistemin tuaj imunitar.

  1. Kompleton tavolinën tuaj

Nëse tavolina është shtruar sipas mënyrës suaj me ushqimet e dëshiruara, është mirë ta keni një enë të vogël të mbushur me ujë limoni për pastrimin e gishtave.

  1. Rifreskimi i mjeteve

Provoni të pastroni frigoriferin tuaj me një sfungjer të zhytur në lëng limoni dhe ju do t’i harroni erërat e pakënshsme. Me ndihmën e limonit ju mund të bëni rifreskuesin tuaj shtëpiak të ajrit. Vetëm shtoni pak lëng limoni në enëlarëse kur ajo është e zbrazët dhe lëreni të zgjasë një cikël.

  1. Ndihmon në mbirjen e filizëve

Limoni mund të përdoret edhe për të nxitur rritjen e filizëve. Shtrydhni lëngun dhe vendosni farat në gjysmën e limonit. Kështu bima do të rritet së bashku me përmbajtje të limonit.

  1. Shpëtoni nga era e këpucëve 

Lëreni lëvoren e qëruar të limonit në këpucët tuaja përgjatë natës për të absorbuar erën.

  1. Mbajtës i qiriut

Gjysmat e limonit, limonit të gjelbërt apo portokallit janë material që duken bukur si mbajtës të qirinjëve. Ju duhet të merrni vetëm lëvoren e limonit, pra t’ia largoni mishin dhe ta fusni qiriun. Mos harroni për fitilin e qiriut. Ngjiteni atë në fundin e mbajtësit të qiriut.

  1. Përmirësimi i shëndetit të përgjithshëm

Kombinimi i lëngut të limonit dhe sodës së bukës ka veti alkalizuese, tretëse dhe depurative. Rregullon nivelin e keq të kolesterolit, pastron mëlçinë dhe e jep një dozë të mirë të vitaminës C. Shtoni 1 lugë çaji sodë buke dhe shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit në një gotë me ujë mineral dhe pijeni në mëngjes. Përdoreni atë për 2 javë rresht, pastaj pushoni për 2 të tjera.

  1. Pastrimi i lavamanit të çeliktë

Lëvorja e limonit dhe soda e bukës e bëjnë që të shkëlqejë lavamanin e çeliktë.

  1. Largon njollat e shkaktuara nga frutat

Derisa jeni duke përgatitur fruta të freskëta, ju mund të njollosni duart tuaja. Lëngu i limonit do t’iu ndihmojë të largoni ngjyrën nga lëkura juaj. Largimi i njollave nga rrobat tuaja është po aq i thjeshtë. Së pari pastroni pëlhurën me ujë të ftohtë, pastaj zhytni rrobat tuaja në lëng limoni për disa minuta.

  1. Zmbrapsja e insekteve

Për t’i mbajtur milingonat larg shtëpisë suaj, hidhni pak lëng limoni në prag të dritareve dhe në hapësirat e derës. Dhe për të shpëtuar nga milingonat, ngjisni thelpinjë në një gjysmë të prerë të limonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.