11 fakte për kungulleshkat

  1. Kungulleshkat përmbajnë më shumë se 1/3 e sasisë së rekomanduar të vitaminës C. Ky antioksidues mbron nga ato lloj dëmtimesh oksiduese që shkaktojnë sëmundjet e syve, si katarakti.
  2. Nga ana tjetër kjo perime është e pasur me beta-karoten dhe studime te shumta kanë treguar se ushqimi i pasur me beta karoten ul rrezikun nga sëmundjet kancerogjene dhe sëmundjet e arterieve koronare.
  3. Vitamina C që gjendet tek kungulleshkat mbron trupin nga infeksionet, viruset, ndërkohë qe kaliumi ruan balancën e lëngjeve trupore, bën shtypjen normale të gjakut dhe mundëson funksionimin normal të zemrës.
  4. Kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit.
  5. Janë të pasura me fibra, kalium, vitamina A dhe C, mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit, e që e përmirësojnë kujtesën dhe e përshpejtojnë shërimin e plagëve.
  6. Kungulleshka është shumë e pasur me ujë (93% ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C).
  7. Kanë pak kalori dhe sheqer, e janë të hatashme nëse jeni në dietë dhe të këshilluara për diabetikët. Kanë shije të butë dhe neutrale, prandaj edhe mund t’i kombinoni me të gjitha ushqimet.
  8. Janë burim i mirë për acid folik, që ul rrezikun për kancer në zorrë të trashë.
  9. Është një nga perimet që stomaku tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale).
  10. Kungulleshkat kanë fuqi të lart pastruese për organizmin (nga toksina të ndryshme).
  11. Është e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun (në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë e cila është e pasur me fibra), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat (gurë apo ciste).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.