Lulet ulin nivelin e stresit

Dihet se dekoracionet me lule e bimë brenda ambienteve të shtëpisë nuk kanë një rol parësor prej elementi zbukurues, por jane filtra të ajrit që thithim.

Ndërkohë një studim i kryer nga Universiteti i ‘Georgia-s’ konfirmon vlerën e luleve që mbajmë në shtëpi dhe zyrë.

Studimi tregoi se lulet në ambientet e shtepisë jo vetëm që janë në gjendje të ruajnë shëndetin e atyre personave që jetojnë në ambiente të mbyllura, por ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues.

Disa lloj lulesh janë në gjendje që të eliminojnë nga ajri VOC, ‘përbërje organike fluturuese’ të cilat bashkë me substanca të tjera në ambiente janë përgjegjës për alergjinë, shqetesimet kronike dhe sëmundje te tjera.

Nga VOC vjen edhe ndotja në ambiente të mbyllura që në jo pak raste është 12 herë më shumë se ndotja jashtë.

Pasi janë analizuar 28 bimë zbukuruese të zakonta, kërkuesit zbuluan më të fuqishmet për të pastruar ajrin që janë dredhka angleze (bima kacavjerrese nëpër mure”, lulja e dyllit dhe fierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *