Çka tregon veshi juaj për gjendjen tuaj shëndetësore

Ekziston një lidhje neurologjike mes pikave specifike në trup dhe organeve të brendshme. Duke shikuar veshët tanë ne mund të mësojmë më tepër për gjendjen tonë shëndetësore aktuale por edhe të parashikojë gjendjen shëndetësore në të ardhmen.

 

Ata mund të shërbejnë si identifikim

Kur lindim veshët tanë janë komplet të formuar. Ata nuk ndryshojnë përderisa ne rritemi, edhe pse lobi zbret shumë pak poshtë. Kjo i bën veshët të jenë mjet identifikimi shumë i mirë për një person sikurse shenjat e gishtërinjëve.

 

Gjenet dominuese apo recesive

Bazuar në një studim lobet e veshëve të ngjitura direk me pjesën anash të kokës konsiderohen si recesive. Lobet e veshëve që nuk janë të ngjitura me kokën (pjesa që varët përtej pjesës që është e ngjitur konsiderohet si gjen dominant).

 

Sëmundjet korinare

Nëse keni një të çarë diagonale në lobet jeni më të prirë të keni sëmundje korinare të arterieve.

 

Mungesë të vitaminave dhe kalciumit

Nëse veshët tuaj janë shumë të zbardhur mund të jetë që trupi juaj ka një nivel të vogël të vitaminave dhe të kalciumit.

 

Problem me veshkët

Nëse veshët tuaj janë të kuq, kjo mund të tregoj që keni probleme me veshkë.

 

Çrregullime të trurit

Nëse veshët tuaj kanë ngjyrë të kuqe të errët ka mundësi që keni problem me kujtesën, dhimbje koke apo probleme tjera me trurin

 

Reflexologjia e veshit është efektive njejt si dora apo këmba për të liruar stresin dhe dhimbjen.

Ekzistojnë më shumë se 200 pika akupunkutre në veshin tonë që janë te lidhura me organe të ndryshme dhe me sistemin muskuloskeletal. Duke aplikuar presion në këto pika mund të zgjidhni probleme të ndryshme shëndetësore, fizikale por edhe emocionale.

Një hartë refleksologjie ka shumë pika stimulimi dhe ju mund të mësoni se sit ë masazhoni dhe të zgjidhni probleme si dhimbja e kokës. Për probleme më të mëdhaja shëndetësore është më mirë të konsultoni një specialist të refleksologjisë me eksperiencë apo një mjek.

Ju gjithashtu mund të largoni dhimbje të vogla dukë ushtruar presion në këto pika:

  1. Shpinë dhe krahë
  2. Organe
  3. Kyqje
  4. Sinusët e hundës dhe fyti
  5. Tretje
  6. Kokë dhe zemër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *