36 këshilla për një jetë më të shëndetshme

Një jetë e shëndetshme është ajo që të gjithë ne e duam. E megjithatë rrallë bëjmë ato që duhet bërë për të jetuar shëndetshëm. Më poshtë gjeni disa këshilla për një jetë pa sëmundje dhe të rehatshme.

  1. Yndyrat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme.
  2. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zëmrës.
  3. Drithërat janë shumë të pasura më fibra. Vitaminat dhe kripërat mineralë e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat mineralë, që janë shumë të nevojshme për organizmin.
  4. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat mineralë veprojnë së bashku. Kripërat mineralë ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.
  5. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
  6. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat mineralë humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Është e këshillueshme të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur.
  7. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
  8. Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban mineralë shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Mjalti i lulesë është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
  9. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës, apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
  10. Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.
  11. Ushqimet cilësorë me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën. Kujdesuni për veten dukë përfshirë dhe dietën tuaj ditore perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
  12. Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra, si: spinaq, lakër, sallatë jeshilë, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.
  13. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, i cili gjendet edhe te karotat, dhe i jep energji të vazhdueshme zëmrës.
  14. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.
  15. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
  16. Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
  17. Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër së zakonisht.
  18. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni farë ujë. Herë pas herë në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
  19. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë, etj.
  20. Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.
  21. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit, i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditorë. Konsumoni gjethet jeshilë të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
  22. Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese, si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulorë dhe luftimin e diabetit. Përdorni sojën sepse ajo përmban 9 lloje vitaminash.
  23. Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, janë produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut, si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.
  24. Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit. Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pini një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak.
  25. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me homeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht. Pasi të lani fytyrën më ujë, mos e fshini.
  26. Fytyrën e sapo larë e lini të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme. Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
  27. Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
  28. Mbani ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe piheni të nesërmen në mëngjes.
  29. Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramësh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zëmër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë dukë i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.
  30. Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustardë të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
  31. Çdo ditë shpërndani vaj mustardë në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
  32. Cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
  33. Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.
  34. Vitamina kompleksë B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementarë dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqë.
  35. Biokimikët në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
  36. Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *