20 ushqime që duhet t’i konsumoni për një jetë të gjatë e të shëndetshme

Ne të gjithë duam të jetojmë gjatë dhe shëndetshëm. Por në mënyrë që ta arrijmë këtë pa dyshim se duhet t’i hamë disa ushqime të caktuara të cilat janë burim energjie e jetëgjatësie për trupin tonë.

  1. Portokalli

Portokalli i kuq përmban më shumë antioksidantë të fuqishëm. Ka një funksion të rëndësishëm parandalues, për shkak se favorizon dizintoksifikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe mëlçisë.

 

  1. Domatja

Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.

 

  1. Erëzat

Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.

 

  1. Qumështi

Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

 

  1. Frutat e pyllit

Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.

 

  1. Lakrat

Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

 

  1. Hudhrat

Kur konsumojmë hudhër, ka tre molekula që vihen në lëvizje për të mbrojtur ADN. Gjëja e rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.

 

  1. Qepa

Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.

 

  1. Soja

Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.

 

  1. Peshku

Peshku i madh është më i mirë sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

 

  1. Çaji jeshil

Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Pastaj duhet të prisni 5 minuta pasi ta keni hedhur çajin në ujë të ngrohtë për lirimin e gjithë përbërësve të tij.

 

 

  1. Lakra jeshile

 

Lakra jeshile është cilësuar me të drejtë si një superushqim pasi përveç se është një burim i mirë me vitamina A, C dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës K, ajo gjithashtu përmban kalcium dhe acide yndyrore omega-3. Lakra jeshile është e pasur me karotenoide, si dhe me shumë antioksidantë të fuqishëm. Mund ta përdorni në sallatë ose dhe mund të gatuani në avull.

 

  1. Çokollata e zezë

 

Studimet e fundit kanë treguar se falë rreth 300 përbërësve të ndryshëm që gjenden tek çokollata e zezë mund të keni shumë përfitime nga konsumimi i saj. Një prej dobive më të spikatura të çokollatës së zezë është se ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Ajo përmban shumë antioksidues, të cilët mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke përfshirë edhe shfaqjen e tumoreve.

 

  1. Brokoli

Brokoli është një detoksikues i shkëlqyer! Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe ndihmuar në largimin e problemeve si artrit, reumatizëm, sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis etj.

 

  1. Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është një perime me shumë veti të çmuara. Ka një përqindje të lartë karotenoidesh dhe betakaroteni, duke ndihmuar në uljen e tensionit të gjakut dhe ul rrezikun e sulmit në tru. Lëkura e kësaj patateje është e pasur në fibra, prandaj këshillohet edhe përdorimi i saj. Atë mund ta gatuani në avull ose në furrë.

 

  1. Boronica

Frutat mund t’i gjykojmë nga ngjyra e tyre. Ngjyra e veçantë e boronicës tregon përmbajtjen e lartë të saj në antioksidantë. Boronica po ashtu përmban shumë vitaminë C dhe E, karotenoide dhe flavonoide. Ajo njihet për rolin e saj në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, forcimin e kujtesës, pastrimin e traktit urinar etj. Shtojani kosit ose lëngut të frutave.

 

  1. Vaji i ullirit- eliksir i jetëgjatësisë

Vaji i ullirit meriton pa diskutim të quhet superushqim falë vetive të tij të larta dietike dhe mjekësore. Është i pasur me antioksidantë dhe vitaminë E. Shumë studime kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Prej shekujsh ka qenë një përbërës i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Vaji i ullirit gjen përdorim kudo që nga sallatat e deri tek supat dhe gatimet e tjera.

 

  1. Salmoni

Salmoni është i pasur me vitaminë D dhe omega-3. Ai jo vetëm që ndihmon shëndetin e zemrës, por ngadalëson procesin e plakjes dhe ul rrezikun për humbjen e kujtesës. Mund ta gatuani në furrë, ta konsumoni të tymosur, ose në sushi, mund ta përdorni në sallatë, makarona etj.

 

  1. Kungulli

Kungulli është një perime plot fibra, vitaminë A dhe beta-karoten, parandalon sëmundjet e zemrës. Ai forcon imunitetin, përmirëson tretjen, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.

 

  1. Mollët

Mollët përmbajnë fibra (pektinë) të cilat ulin kolesterolin e “keq” (LDL). Po ashtu ato përmbajnë shumë antioksidantë. Dhe me të drejtë qëndron shprehja “Një mollë në ditë mban doktorin larg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *