11 gjëra që dëmtojnë trurin tuaj

Ashtu si edhe organet e tjera të trupit, edhe truri mund të vuajë dhe dëmtohet nga disa faktorë të ndryshëm. Ja disa nga ta:

 

  1. Mungesa e komunikimit

Sipas një studimi të fundit, qoftë edhe 10 minuta komunikimi me njerëz do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor. Biseda në telefon em miq dhe të afërm poashtu stimulon trurin tuaj.

 

  1. Sheqeri i tepruar

Sasia e tepruar e sheqerit ka efekte negative në trurin tuaj, sidomos në mbamendjen dhe të mësuarit e gjërave të reja.

 

  1. Mungesa e ushtrimit të trurit

Maja e aktivitetit të trurit arrihet përgjatëmoshës 16-25 vjec. Por studimet tregojnë se ushtrimi i rregullt i trurit poashtu mund të përmirësojë performancën e tij (leximi, fjalëkryqet).

 

  1. Mosngrënja e mëngjesit

Fëmijët që hanë mëngjes rregullisht, tregojnë rezultate shumë më të mira në shkollë sesa ata që nuk hanë. Mosngrënja e mëngjesit mund të shkaktojë uljen e nivelit të glukozës në gjak, gjë që shkakton efekte negative në tru.

 

  1. Ushqimet e shpejta

Ngrënja e shumë ushqimeve të shpejta dëmton kujtesën afatshkurtë dhe afatgjatë, dhe poashtu mund të shkaktojë depresion.

 

  1. Akullorja

Secili ushqim i ftohtë, duke përfshirë akullore, shkaktojnë kokëdhembje. Kjo sepse ushqimet e ftohyta ngushtojnë enët e gjakut. Trupi tenton të parandalojë hipoterminë, duke dërguar kështu gjak të ngrohtë në tru duke shkaktuar kështu kokëdhembje.

 

  1. Telefonat

Studimet tregojnë se kanceri i trurit është i lidhur ngushtë me telefonat celularë. Mjekët këshillojnë që në vend se ta afroni telefonin tek veshi, më mirë përdorni dëgjuese (kufje) apo lëshojeni telefonin në infterfon.

 

  1. Mbulimi i kokës gjatë gjumit

Kur flemë ne shumëherë e mbulojmë kokën me batanije apo jorgan. Por kjo shkakton zvogëlimin e sasisë së oksigjenit që trupi ynë pranon, duke shkaktuar kështu edhe mungesë oksigjeni në tru.

 

  1. Dehidrimi

Për shkak se trupi i njeriut përbëhet 70-80% nga lëngjet, uji është përgjegjës për shpërndarjen e substancave të domosdoshme në tru. Truri funksionon më së miri kur nuk ka mungesë të ujit.

 

  1. Alkooli


Sipas studimeve, konsumimi i alkoolit shkatërron lidhjen mes qelizave të trurit. Por nëse ju vendosni të ndërprisni konsumimin e alkoolit, pas një kohe truri juaj do kthehet në normale.

 

  1. Pirja e duhanit

Duhani jo vetëm që shkakton kancerin, por ai paoshtu shkakton edhe dobësimin e korteksit cerebral. Një dëmtim i tillë ndikon në aftësinë e të menduarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.