10 gjëra që duhet bërë dhe nuk duhet bërë në rast të lëndimeve

Ne shumëherë ndërmarrim masa që nuk duhet në rast të lëndimit apo edhe kur sëmuremi. Por ka disa gjëra që nuk duhet bërë asesi, ndonëse njerëzit i praktikojnë masivisht. Ja disa nga to.

  1. Përdorimi i penjëve për të mbyllur plagët

Përse është gabim:

Qepja e plagëve është një procedurë e gjatë dhe e dhimbshme e cila kërkon heqjen e penjëve më vonë.  Në vend të kësaj është më mirë të përdorni ngjitës lëkure të cilin mund ta gjeni në barnatore (jo ngjitës të zakoshëm).

Përdorimi i ngjitësit të lëkurës ka dy përparsi :

Është procedurë e shpejtë dhe praktikisht pa dhimbje.

Mënyra e duhur për përdorim: 

Së pari duhet të ndalet gjakderdhja duke bërë presion mbi plagë. Pastaj mbyllen skajet e plagës dhe aplikohet ngjitësi. Prisni deri sa ngjitësi të thahet.

 

  1. Aplikimi i kremrave në plagë

Përse është gabim:

Plaga shërohet më mirë kur lëkura merr ajër, përderisa kremërat krijojnë lagështi në plagë.

Mënyra e duhur:

Pastroni plagën në ujë të ftohët dhe sapun, dhe vendosni mbi të një fashë të pastër.

 

  1. Tërheqja e objekteve nga plagët

Përse është gabim:

Ju mund të tërhiqni ndonjë pjesë të vogël të xhamit, nga gishtërinjtë apo dora mirëpo asnjëherë nuk duhet të largoni ndonjë objekt nga plagët serioze.  Mjeku është ai  që duhet t’i largojë këto objekte me anë të operacionit.  Përndryshe mund të ketë gjakderdhje  masive.

Mënyra e duhur: 

Sado e frikshme të jetë pamja e një objekti si e një thike në këmbën apo krahun e personit, duhet të reagohet menjeherë dhe personi të dërgohet në spital.

 

  1. Largimi i gjërave që na futen në sy

Përse është gabim:

Rrezikoni ndonjë lëvizje që mund të shkaktojë lëndime më të mëdha.

Mënyra e duhur:

Mbuloni syrin me ndonjë fashë, dhe vizitoni mjekun menjëherë. Vetëm nëse është ndonjë lëndim kemikal  duhet të pastroni syrin me ujë.

 

  1. Vjellja në rast të helmimit

Përse është gabim:

Rekomandimi i zakonshem pas helmimit është vjellja. Megjithatë është e ndaluar rreptësisht nëse jeni helmuar me acid, alkali apo tjera substana të ngjashme.

Mënyra e duhur:

Lajmëroni ndihmën e shpejtë menjëherë.  Nëse prapë mendoni se vjellja do t’ ju bëjë mirë mos përdorni sodë të bukes ose qumësht për të nxitur vjelljen,  por në vend të kësaj  pini sa më shumë uëj të ngrohtë.

 

  1. Aplikimi i nxehtësisë në ndonjë ndrydhje

Përse është gabim:

Një leckë e ngrohtë nuk do ndihmojë në lehtësimin e dhembjes nëse muskujt tuaj janë tensionuar. Në fakt ncehtësia përshpejton qarkullimin e gjakut duke shkaktuar kështu enjtje më të madhe në vendin e lënduar.

Mënyra e duhur:

Aplikoni gjëra të ftohta përgjatë ditëve të para pas lëndimit. Kështu do të reduktoni  inflamacionin dhe dhembjen .

 

  1. Përdorimi i gjalpit për të trajtuar djegjet

Përse është gabim:

Arsyeja e vetme përse ndiheni më mirë pas aplikimit të gjalpit në lëkurën e djegur është sepse gjalpi ftoh djegjen tuaj. Po rreziku nga kjo praktikë është se sapo gjalpi të thahet do të ndalojë largimin e nxehtësisë nga plaga duke rritur të djegurën tuaj.

Mënyra e duhur:

Mbajeni plagën e djegur në ujë të ftohët për 15 minuta dhe pastaj largojeni. KËshtu plaga do u shërohet më shpejtë

 

  1. Ngritja nga vendi e një personi pa vetëdije

Përse është gabim:

Kur dikush e humb vetëdijen mos u mundoni ta ngritni nga vendi apo ta spërkatni me ujë të ftohtë –kjo vetëmse do ta përkeqësonte gjendjen. Pasi personit të ju kthehet vetedija nuk duhet të konsumojë kafe,apo pije energjike. Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë dehidrim.

Mënyra e duhur:

Ngritni këmbët e personit, lirojeni nga rrobat të cilat mund të jenë të ngushta dhe të krijojnë presion. Mos lejoni që personi të qëndrojë në këmbë pasi që i kthehet vetëdija.

 

  1. Përdorimi i alkoolit apo uthullës tek personat me temperaturë të lartë

Përse është gabim:

Alkooli dhe uthulla absorbohen nga lëkura në gjak. Fërkimi i lëkurës me alkool mund të rritë intoksifikimin, përderisa uthulla mund të rritë aciditetin.

Kjo metodë është vecanërisht e rrezikshme për fëmijët.

Mënyra e duhur:

Temperatura e lartë mund të lehtësohet duke pirë shumë ujë dhe me një temperaturë të ftohët dhome  prej 16 gradë deri 18 gradë, nëse këto kushte janë plotësuar  temperatura e lartë do të bie gradualisht.

 

  1. Vendosja e akullit në mavijosje

Përse është gabim: 

Akulli me të vërtetë ndihmon në reduktimin e mavijosjes, mirëpo akulli nuk duhet të aplikohet direkt në plagën tuaj përndryshe mund të irritoni lëkurën.

Mënyra e duhur:

Përdorni ndonjë material në mes të lëkurës dhe akullit. Aplikoni akullin e mbështjellur  20 minuta,  pastaj plaga duhet të pushojë për 20 minuta. Të përsëritet disa herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.