Dicka po Zihet – Emisioni 2 – Sezoni 2017, Familja Ramadani vs Neziri

Familja Ramadani vazhdon tutje në garën e ‘Diçka po Zihet’

 

Në emisionin e gatimit “Diçka po Zihet”, këtë të dielë garuan dy familje, familja Ramadani nga Godanci dhe familja Neziri nga Prishtina.
Gjatë gatimit nuk munguan edhe tingujt muzikorë nga nipërit e Sefës të cilët kënduan këngë folklorike. Nuk mungoi edhe përkrahja nga publiku për të dy familjet garuese.
Juria e cila ishte e përbërë nga Enver Shabani dhe kuzhineri turk Xhemajl Sylejmanvar kuzhinierë në “Emerald” si dhe Fisnik Bujupi kryeshefi i restaurantit “Diçka po Zihet” shijuan ushqimet e përgatitura të të dy familjeve.
Sipas kësaj jurie, familja Ramadani vazhdon garën më tej, ndërsa familja Neziri e pëfundoi garën me kaq.
Megjithatë, edhe familja Neziri nuk shkoi në shtëpi pa dhurata.
Në emisionin e kaluar garën e pati fituar familja Seferi nga Shtimja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *